Ky është momenti kur një grup udhëtarësh nisën të luteshin sëbashkur, kur avioni i tyre humbi presionin e ajrit në kabinë.
Avioni, Boeing 767 ishte nisur nga Londra drejt Polonisë, por për shkak të rënies së presionit të ajrit në kabinë, u detyrua të bënte një ulje emergjente aeroportin e Schipol në Amsterdam.
Udhëtarët ishin një grup hebre, të cilët po udhëtonin drejt Polonisë për pelegrinazh.
Kur maskat e oksigjenit u hapën, ata nisën të lexonin nga librat e tyre të lutjeve, si edhe të këndonin Ani Ma’amin, që do të thotë “Unë Besoj.”
Pas uljes në Amsterdam, sipas raportimeve, nuk ka patur asnjë të lënduar, as nga pasagjerët e as nga ekuipazhi.