Deputeti i larguar Armando Prenga do të zëvendësohet nga një kandidat për deputet nga lista e kandidatëve të LSI-së për Lezhën.
Kandidati socialist Kastriot Piroli, është dorëhequr në prag të emërimit të tij si deputet për shkak të kohës së shkurtër që ka ngelur në dispozicion nga përfundimi i mandatit të Kuvendit.
Në bazë të vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste nuk kishte më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj edhe mandati i Prengës do t’i kalojë subjektit të LSI.
Armando Prenga është dorëhequr nga posti i deputetit më herët për shkak të problemeve të tij me drejtësinë duke ia lënë vendin kandidatit të radhës.