LSI është partia me të ardhurat më të mëdha në Shqipëri, për vitin 2016.
Kjo bëhet me dije nga politologu Afrim Krasniqi, pas një studimi të kryer nga Instituti i Studimeve Politike.
“Partia më me shumë të ardhura gjatë 2016 është LSI, dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD.
Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD…
Partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë.
Partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës”, shkruan Krasniqi.