Mblidhet kryesia e PS, starton fushata: Në prill do mblidhet Kongresi elektoral, fillon përzgjedhja e kandidatëve

20 Mars 2017, 09:45Politika TEMA

Edi Rama kryetar i Partisë Socialiste ka mbkledhur sot në mëngjes kryesinë e partisë.

Në rend të ditës ka qënë përgatitja për fushatën e ardhshme zgjedhore dhe ngritja e strukturave për këtë qëllim.

Në fund të muajit prill do të mblidhet kongresi elektoral i PS.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në këtë kongres do të miratohet programi elektoral dhe listat e kandidatëve për deputetë.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS.

 

1 komente në “Mblidhet kryesia e PS, starton fushata: Në prill do mblidhet Kongresi elektoral, fillon përzgjedhja e kandidatëve”

  1. Qytetar says:

    Fitore e sigurt e PARTISE SOCJALISTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje