Presidenti Nishani dekreton shkarkimin Tahirit, Klosit, Beqajt, Çuçit dhe emerimin e ministrave të rinj Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu e Shalsi

20 Mars 2017, 10:11Politika TEMA

Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka dhe shkarkimin e ministrit Blendi Klosi, dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi dhe shkarkimin ministrit Bledar Çuçi.

Njëherësh, Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe dekreton shkarkimin e Ilir Beqajt.

Po sot Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe shkarkimin e Saimir Tahirit.

Pritet që dekretet të shkojnë menjëherë në Kuvend dhe të hidhen në seancën plenare të së enjtes për miratim.

1 komente në “Presidenti Nishani dekreton shkarkimin Tahirit, Klosit, Beqajt, Çuçit dhe emerimin e ministrave të rinj Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu e Shalsi”

  1. Qytetar says:

    Do ti dekretonte se sben se se poyet kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje