Një 37 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia e vendit fqinj kishte kohë që kishte rënë në gjurmët e të riut i cili mësohet se drejtonte një bandë për shpërndarjen e drogës.
Më herët, efektivët përmes operacionit të koduar “Big Rock” kanë vënë në pranga edhe 22 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e rrjetit të trafikut.
Policia italiane bën me dije se gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, është dokumentuar se shqiptari ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës.
Në kontrollin që ju bë, efektivët kanë gjetur mbi 4 000 kontakte në telefonin personal, të cilët i përdorte për të kontaktuar klientët e tij në trafikun e drogës.
‘Ansa’ shkruan se shqiptari, konsiderohej nga hetuesit e çështjes si person që kishte besueshmëri tek përdoruesit e lëndëve narkotike.
Shqiptari kishte në pronësi të tijën një dyqan me pakicë në Cortonese Fontivegge.