Pranga dy vëllezërve shqiptarë, i gjehet laborator droge në garazh

22 Mars 2017, 15:00Kronika TEMA

Policia italiane ka zbuluar një laborator droge ku kishin ngritur aktivitetin e paligjshëm dy shtetas shqiptarë.

Laboratori organizohej në garazhin e një shtëpie në Livorno ku dy drejtuesit ishin treguar të kujdesshëm për ta mbajtur sa më larg banesave të tjera.

Ndërkohë, “Ansa” shkruan se grupi i trafikut drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, Shelzen dhe Kastriot Kasase.

Pas hetimeve të karabinierëve italiane rezultoi se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të kokainës dhe heroinës, që vepronte mes Toscanës dhe Emilia­s, ndërsa operacioni çoi në arrestimin e 9 personave.

Kjo bandë ishte strukturuar si një ‘kompani’, duke nisur nga tregtarët e drogës, shpërndarësit e besuar silleshin nga Shqipëria dhe paguheshin me një pagë mujore prej 1,500 eurosh në muaj.

Po ashtu, atyre iu sigurohej strehim dhe transporti.

Nga hetimet rezulton se fitimi i këtij grupi shqiptarësh shkonte në gjysmë milion euro në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje