Tenton të hidhet nga oxhaku pasi masakroi bashkëshorten në Tiranë

22 Mars 2017, 10:01Kronika TEMA

Pasi masakroi bashkëshorten e tij duke e lënë të plagosur, një 43 vjeçar  tentoi të vetëhidhet nga një oxhak i lartë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Deri më tani bëhet me dije se personi është identifikuar si Qazim Bruka.

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para ai është dënuar më parë me 2 vjet burg për dhunë në familje.

Mësohet se 43 vjeçari është babai i katër fëmijëve nga Kukësi.

Ende nuk dihen shumë detaje dhe shkaqet që e kanë nxitur burrin të hipë në atë oxhak për t’i dhënë fund jetës.

Policia  negocioi me shtetasin për ta bindur që të zbresë poshtë dhe ai mundi të zbresë veç pasi mori një mesazh paqeje nga gruaja e tij.

Më herët, Braka është akuzuar se masakroi gruan me thikë duke e lënë të plagosur.

Sipas dëshmive, ai grindej shpeshherë me të duke degraduar në dhunë të ndërsjellë mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje