11 persona kanë rënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike.
Përmes një operacioni të mirë organizuar mes tre vendeve Shqipëri, Itali dhe Gjermani, është bërë i mundur arrestimi i 9 shqiptarëve, 1 italiani dhe 1 marokeni.
Mësohet se kreu i grupit kriminal si dhe 2 persona të tjerë janë vënë në pranga në qytetin e Vlorës, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të vijimit të operacionit dhe dyshimeve se në trafikun ndërkombëtar të kokainës janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
“Grupi e trafikonte drogën nga Vendet e Ulëta drejt verirut të Italisë, në Firence, ku kishte dhe bazën. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, ndërsa në një rast tjetër janë sekuestruar 19 kg kanabis që i përkiste këtij grupi”, deklaroi drejtori i policisë, Idajet Faskaj.
Deri më tani, në bazë të hetimeve nuk rezulton që ky grup të ketë nisur sasi narkotikësh nga Shqipëria.
Lidhur me këtë është ngritur një grup hetimor i cili do të merret me hetimin pasuror të personave të arrestuar./ad