Një 58 vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.
Ai është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët të cilët janë përpjekur t’i japën ndihmën e parë por ishte shumë vonë.
Kalimtarët kanë telefonuar menjëherë policinë e cila në fillim dyshoi për ndonjë sulm të mundshëm.
Sipas burimeve të Policisë, mësohet se shkaku i vdekjes se shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ky ka qenë përfundimi i hetimeve paraprake në bazë të ekspertizes mjeko-ligjore.
Më tej bëhet me dije se këtij te fundit i kishte ngecur ushqimi në fyt.