Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Artan Laçi i cili prezantohej para qytetareve si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZN-it.
Laçi duke u prezantuar nën këtë pozicion pune, mashtronte qytetarët duke marrë prej tyre shuma të konsiderueshme parash.
Pohohet se Laçi u premtonte qytetarëve se kundrejt parave do t’i pajiste ata leje legalizimi për banesat.
Ai akuzohet nga policia se ka kryer një sërë vjedhiesh përmes mashtrimit.
Seksioni i Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore te Policisë Tiranë bëri arrestimin dhe po punon për të zbuluar të tjera raste ku Luaçi ka përvetësuar shuma parash.