Rrëfehet David Brown: Jam i pafajshëm, abuzimi ndodhi por u bë nga...

21 Mars 2017, 17:03Kronika TEMA

66 vjecari anglez John David Brown, i dënuar për abuzime seksuale me të mitur, pranon për herë të parë se fëmijët e strehuar në fondacionin e krijuar prej tij në Shqipëri janë abuzuar, por jo nga ai.

Gjykata një ditë më parë i refuzoi atij kërkesën për rigjykim me prova të reja.

Këtë vendim Brown e quan padrejtësi duke ngritur dyshimet se gjithçka u bë për ti mbyllur atij fondacionin.

Ai tregon se autoritetet e drejtësisë nuk kanë pasur për qëllim të zbardhin abuzimet seksuale me fëmijët.

Ka kaluar 11 vite në qeli i dënuar me akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, por dënimin ndaj tij e konsideron të padrejtë dhe ka shpresë se një ditë dosja e tij do të rihapet.

David ka arritur të mësoj një gjuhën shqip në qeli dhe në shqip shprehet se sërish ka shpresë se një ditë drejtësia do ta shpallë atë të pafajshëm dhe pse dënimi ndaj tij është padrejtësi.

Është kjo historia e 66-vjeçarit John David Brown të cilit një ditë më parë gjykata i refuzoi të drejtën për të administruar prova të reja në dosjen e dënimit me 20 vite ndaj tij, dënim i cili mbeti në fuqi.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për ReportTv ku foli lidhur me ngjarjen e shumë viteve më parë.

2 komente në “Rrëfehet David Brown: Jam i pafajshëm, abuzimi ndodhi por u bë nga…”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    nje mesim per gjithe evropianet qe te mendohen mire perpara se te shkelin token e bukeshkaleve sunitoshqipfoles……………………shkoi per ti ndihmuar dhe te pabeset sunite e rrasen ne qeli per 11vjt,fatale!

  2. ZZzzzzz,.... says:

    me kujtohet si si ekzekutuan ate marinsin ne durres ….!!!
    kush gabon e peson…!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje