Ngjarja në Devoll, flet autori i dyshuar: Nuk e vrava unë, denoncuesi me lajthitje

22 Mars 2017, 10:20Kronika TEMA

Autori i dyshuar i vrasjes në Devoll David Myrte, do të mbetet  ende në burg.

Ky ka qenë vendimi që ka dhënë Gjykata e Korçës.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Deri më tani, autori i dyshuar ka mohuar autorësinë përpara trupit gjykues dhe grupit hetimor.  Ai ka  argumentuar se dëshmia kundër tij është bërë nga një person me probleme mendore.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk jam unë autori. Personi që më identifikon mua është me lajthitje. Më ngatërron mua unë kam qenë me shokët e mi në fshat dhe ata mund ta dëshmojnë këtë gjë”, është  shprehur Myrte.

Nga ana tjetër, policia nuk pranon deshminë e personave të pretenduar nga David Myrte.

Në këto rrethana ajo kërkon urdhrin e prokurorit të çështjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje