Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona pasi falsifikonin dokumenta të ndryshme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, pas një hetimi 1 mujor finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sogiorno”.
Shtetasit përmes punës së tyre mundësonin kalimin e personave të ndryshëm jashtë kufijve të Shqipërisë.
Të arrestuar në flagrancë janë shtetasit:
• Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë;
Arrestimi i tyre u bë pasi: Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumente italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara./ad