“Kemi respekt të madh dhe druajtjen e duhur për ndeshjen e nesërme dhe nuk është retorike”.
Kështu e nis fjalën e tij kapiteni dhe portieri legjendar i Italisë, Gigi Buffon konferencën për mediat në vigjilje të përballjes me Shqipërinë, në program për tu zhvilluar të premten në orën 20:45, e vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”.
“Shqipëria është një kombëtare që në dy vitet e fundit ka patur një proces rritje eksponenciale dhe këtë e dëshmoi edhe në Europianin e fundit, ku u përball si e barabartë me të gjitha”, vijoi Buffon.
Kapiteni i azzurrëve është i bindur për një gjë dhe përcjell një mesazh në mënyrë të qartë:
“Shqipëria është një ekip për t’u patur frikë, por duke qënë të ndërgjegjshëm për aftësitë dhe mundësitë tona dhe për atë që po bëjmë. Ndeshja e fundit me përfaqësuesen ka lënë një shije dhe përshtypje se ishim në rrugën e duhur, shpresojmë ta konfirmojmë edhe nesër mbrëm”.
Rrasini nja 5 petlla shqiperise dhe tullumbacja shqipe shfryhet menjehere