Misioni përtej detit, Kombëtarja niset drejt Palermos

23 Mars 2017, 16:38Sport TEMA
Misioni përtej detit, Kombëtarja niset drejt Palermos

Kombëtarja u ka dhënë fund përgatitjeve në tokën shqiptare në prag të përballjes së të premtes mbrëma me Italinë.

Pas stërvitjes së paradites, kuqezinjtë drekuan dhe në orën 14:30 lanë hotelin për t’iu drejtuar aeroportit “Nënë Tereza”. Në orën 15:30 ata u nisën me një avion çarter drejt Palermos, ku nesër në orën 20:45 do të ballafaqohen me “axurrët” në stadiumin “Renzo Barbera”.

Pas udhëtimit që zgjat rreth një orë e 20 minuta, skuadra do të vendoset në hotelin e rezervuar, ndërsa në 18:45 trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli do të dalin para mediave, shkuran Panorama.

Në orën 19:30 ekipi kuqezi do të kryejë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet takimi me italianët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje