Ish zëvendës trajneri i Shqipërisë Paulo Tramezzani, në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport” është shprehur se kuqezinjtë do të fitojnë ndaj Italisë.
Tramezzani beson se entuziazmi i Shqipërisë do t’i ndihmojë atae për të marrë një rezultat pozitiv në “Renzo Barbera”.
“Kush fiton? Shqipëria. Për ta kjo është si një finale e Kupës së Botës, nuk është vetëm një lojë, por është një hakmarrje social, është histori. Ne italianët nuk mund ta kuptojmë . Italia është më e fortë, por entuziazmi dhe organizimi i lojës mund të bëjë një ndryshim”, tha Tramezzani.
Gjithashtu, tekniku që drejton Luganon në Zvicër tregoi dhe pikat e forta të Shqipërisë.
“Hysajn e njohim të gjithë dhe e dimë se çfarë është i aftë të bëjë, Strakosha është duke u rritur te Lacio, Basha dhe Memushaj kanë eksperiencë. Edhe sulmuesit Balaj e Sadiku në Kombëtare janë shumë të rrezikshëm. Forca e tyre më e madhe është grupi dhe motivimi për Kombëtaren. Lojtarët janë rritur shumë”, tha Tramezani.