Marco Veronese ka falënderuar ish mbrojtësin e Juventusit, Nicola Legrotalie për ardhjen e tij tek Kombëtarja shqiptare
Largimi i Paolo Tramezzanit, bëri që Shqipëria të kërkonte një ndihmës trajner, ku në fund Gianni de Biasi vendosi për Marco Veronese.
Italiani për këtë mundësi ka falënderuar ish mbrojtësin e Juventusit, Nocola Legrotalie, pasi e kishte rekomanduar te De Biasi.
“Kë dua të falënderoj? Do të dëshiroja të falënderoja Nikola Legrotalien në mënyrë të veçantë, pasi është falë tij që trajneri vendosi për mua që ta shoqëroja në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Gjithashtu edhe Paolo Tramezzanin për kalimin e stafetës dhe për ndihmën në javët e para, si dhe padyshim trajnerin për mundësinë që më dha”, tha Veronese për mediat italiane.