Ambasadori amerikan Donald Lu ishte në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë në përurimin e një qendre për personat me aftësi ndryshe.
Lu vlerësoi punën që autoritetet shqiptare janë duke bërë në të gjithë vendin për t’i kushtuar vëmendje kësaj pjese të shoqërisë.
Ambasadori amerikan tregoi se si vullnetar i një shkolle të mesme me nxënës me aftësi të kufizuara, ka mundur të shohë vetë se ç’bëjnë këta njerëz nëse u ofrohet arsimi dhe kushtet e duhuara.
“Shqipëria po bën përparim të madh në këtë drejtim. Po përfundojnë shumë qendra të tilla përmes mbështetjes së kishave të SHBA dhe Ministrisë së Mirëqeniës. Ruzvelt i komandoi trupat amerikane nga karrigia me rrota. Rei Charles ka qenë i verbër gjatë gjithë jetës, Ajnshatjn vuante nga një aftësi e kufizuar. Jemi krenarë që jetojmë në një vend ku u kushtohet shumë vëmendje persoanve me aftësi të kufizuara”, deklaroi kryediplomati amerikan në vendin tonë.
Mësohet se qëndra e zhvillimit për personat me aftësi ndryshe në Shkodër ofron shërbime për rreth 83 persona, shumë prej të cilëve të braktisur nga familjet e tyre.
Më tej, sipas tij falë punës së inxhinerëve amerikanë ajo është sot një më modernet në Ballkanin Perëndimor, ku nuk mungon ashensori, sistemi i ngrohjejes apo dyert e dritaret e reja./ad