Rikthehen replikat LSI-PS, Vladimir Kosta: Luan Rama foli sikur ka ardhur dje nga Hëna. LSI flet sikur të është në çadër e jo në qeveri

23 Mars 2017, 14:02Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI Luan Rama ka folur në Kuvend ku ka renditur një nga një dështimet e politicë, në vijim të akuzave ndaj ministrit të Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri.

Por kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak deputetit socialist Vladimir Kosta i cili i është rikthyer akuzave ndaj partisë së Metës në bashkëqeverisje me PS.

Aleatët tanë sillen sikur vetëm muajin e fundit janë bërë pjesë e qeverisë. Vetëm keto javë po zbulojnë se reformat nuk janë bërë siç duhet dhe se kanabisi është problem. Ku ishin gjatë katër viteve?

Luan Rama foli në Kuvend sikur ka mbërritur dje nga hëna. Foli sikur nuk e njeh punën e Ministrisë se Brendshme kundër drogës. A nuk ka një zv/ministër në këtë institucion LSI?

LSI nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë në raport me drogat në Shqipëri.

Kanë nisur “gjahun” për të gjetur fajtor kur edhe vetë ata janë nxitësit e këtij problemi duke mos denoncuar asnjë rast të vetëm në kohën e zhvillimit të këtij fenomeni.

Nëse do isha në vendin e Edi Ramës nuk do e lejoja më ketë shfaqje dhe sjellje të dëmshme për qeverinë dhe PS nga aleati ynë. Sepse LSI flet dhe sillet sikur është në çadër dhe jo në Qeveri.

Më mirë të marrë fund që tani koalicioni dhe të shkojmë në zgjedhje që tani, por pa këtë aleat dashakeq”, deklaron Kosta në rrjetin social.

5 komente në “Rikthehen replikat LSI-PS, Vladimir Kosta: Luan Rama foli sikur ka ardhur dje nga Hëna. LSI flet sikur të është në çadër e jo në qeveri”

  1. gjelbesira says:

    Po per kanabisin e mbjelle ne Pesjak ( Defti )…Cmund te na thone “zoterinjte e Lsi-se” Kush e mbolli ? Kush e mbrojti ? dhe ku u tha!!!!!
    Ka vetem nje pergjigje.. E mbollen, e mbrojten plehrat e LSI-se dhe u tha ne ambjente te nje magazine medicinale…

  2. obobi says:

  3. 123 says:

  4. mario says:

    Ky tipi eshte nje delenxhi qe ska lidhje me politiken. Ky mundt te bente cdo lloj pune kafexhi fadromist fatorino biznezmen dhe mund te ishte i nderuar po politikisht eshte o kasolle ku na mblodhe, qesharak qe do te beje protagonistin.

  5. Miri says:

    Po tamam sikur te jene ne cader dhe jo ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje