Po me vjen keq, shume madje, per cdo vajze a djale te ri, qe ngaterron deren e bibliotekes me deren e partizes se tij. Mbi dere shkruhet libra! Po brenda ka vetem nje shkrimtar te ri e politikan shume te vjeter; qe per nje karrige te vjeter ne parlamentin e ri, e ka kthyer vetveten ne personazhin e fryre me ajrin e ambicies se tij. Nje personazh i sajuar, tamam si ne letersi, po ama kete here, njeri i gjalle, ne librin e jetes sone reale. I cili sapo ka zbritur, mes nesh, te shkreteve shqiptare, nga nje planet tjeter, per t’u dhene pushtetin te varferve, sapo t’u kete dhene derrmen partive te vjetra…
Ky eshte sot, miku yne Beni, te dashur shoke te tij! E kam degjuar vete dhe kam degjuar shpesh prej jush se si, nga kjo foltore, eshte rropatur, duke recituar hartime te mbushura me mllefin e vet te pangushellueshem, ta krijoje personazhin tij ne syte e atyre qe s’e njohin, sepse jane shume te rinj, apo s’e deshifrojne, sepse jane shume te lodhur.
S’kam dashur asnjehere t’i kushtoj kohe e fjale, pervecse kur kam qene i detyruar nga ajo interpelanca e cartur parlamentare, ku me thirri ne foltore, se bashku me zotin Nardi e me zotin Vangjeli. Kam menduar qe miku yne, i betuar si kundershtar, nuk meriton pergjigje. Shume e thjeshte pse! Sepse erdhi ne kete parlament per te perfaqesuar socialistet e Elbasanit, dhe e perdori mandatin e tyre te pafajshem, per te bere fajin banal te pergojimit e te baltosjes, ndaj qeverise se tyre e te gjithe socialisteve te Shqiperise; zi e me zi, Sali e me Sali, per tre vite e gjysem rresht, shto katran e shto boje ne kete foltore.
Edhe sot po njesoj mendoj! Qe ti Blush nuk meriton minuta e fjale nga koha e punes sime. Por kjo pergjigje sot, perpara se te leshosh per pak jave karrigen e deputetit socialist te Elbasanit, te cilen e ke zene padrejtesisht dhe e ke abuzuar maksimalisht, per hesapet e tua personale, vertet te drejtohet ty; po ama s’eshte nje pergjigje per ty, po nje shpjegim nga ana jone, per ata qe s’te njohin, apo s’te deshifrojne dot per se largu. Te cileve u ndjej per borxh t’u dal borxhit, duke u treguar se personazhi yt me i ri, kryetari i dyqindenentembedhjete, i partise se dyqindenentembjedhjete politike shqiptare ne forme veture private, eshte nje xhakete jo vetem e vjeter ne garderoben e politikes sone, po edhe e kthyer mbrapsht, me shume se nje here, ne plot 20 vjet me radhe!
Gjithashtu po i’a jap kete pergjigje sot, ne emer te gjitheve ju, edhe si borxh ndaj shokeve tane e te tij, ministra deri javen e kaluar. Te cileve, me thate u kishte rezervuar nga kjo foltore (mungoja te enjten e shkuar), nje nga ato batarete e tij prej këpëdari gojeshthurrur, qe ai i kujton per gjenialitet oratorik; po qe ne fakt, jane shperthime shembullore te nje cmirezezlleku karakteristik.
E verteta e vjeter qe te gjithe ne, shoket e shoqet e partise se tij te vjeter, e dime, prej shume kohesh, eshte qe Beni vdes per nje çike minister! Aq shume vdes per pak minister, sa eshte gati te shfaqet i rilindur, nen lekuren e nje personazhi te krijuar prej atij vete; per t’u dukur si nje politikan i ri ne librin e vjeter te politikes. Ku ai nuk mungon si protagonist i vjeter, kulisash e tribunash, qe nga dita e pare e qeverise se pare te Fatos Nanos, fiks njezet vjet me pare.
Dhe e dime te gjithe, qe ti jo thjesht vdes te behesh pak minister, po te vjen vdekje me tepri, qe te tjere te behen ministra e ti jo! Qe Saimir Tahiri u be minister e ti jo; qe Blendi Klosi u minister e ti jo; qe Ilir Beqja u be minister e ti jo; qe Bled Cuci u be minister e ti jo…
…
Po mire, o shpetimtari i pavleresuar i Shqiperise(?), se me erdhi zor kur me treguan se si i’u leshove Blendi Klosit ketu, me nje fjalor prej karrocieri te dehur! Po si mund te ishe ti minister i ketij mandati te Partise Socialiste, qe si udheheqes politik i qarkut te Elbasanit more rezultatin me te keq te PS ne 12 qarqe(?); dhe jo Blendi Klosi, qe udhehoqi Partine Socialiste ne qarkun e Durresit, duke marre rezultatin me te mire ne 23 vjet PS ne Durres!
Po mire, o strategu i paprovuar i Shqiperise(?), po si mund te ishe ti minister, qe si ish-ministri i kesaj partie, dy here ne kohen e Fatosit, bere dy vrima te medha ne uje? Ti(?) qe, nga qeveria e Ilirit, u shkarkove fluturimthi si zv.minister i jashtem, sepse hape nje nga ato gropat e papergjegjshmerise tende lapidare ne marredheniet e punes(?); dhe jo Ilir Beqja(?), qe ty te jep uje ne bisht te luges, kur flitet per programe e reforma (qe mos e vazhdoj krahasimin me leximin e shifrave e me kuptimin e fakteve te sektoreve te qeverisjes, sepse ketu e dine te gjithe qe, ne ato thellesira, ti mund te hahesh vetem me Nard Ndoken, se kush eshte i thelle!)…
Po mir o reformatori i pazbuluar i Shqiperise(?), po si mund te ishe ti(?) minister, qe kur drejtove nje goxha ministri te pushtetit vendor, e medemek do beje reformen territoriale dhe kartat e identitetit ( se per ato dy pune te shkreta te beri Fatosi nje nga dy heret minister), nuk qullose as njeren e as tjetren(?); dhe jo Bledi Cuci(?), qe me dy zyra si minister shteti, nje per veten e nje per tre bashkepunetore, beri Reformen Administrative-Territoriale, nje zhvillim historik ne rrugen tone per te bere shtet!
Mos flasim pastaj per Saimir Tahirin, o ti shoku i ngushte i Saimirit, qe Saimirit jashte kamerave i ankoheshe si shok, pse s’te beri Rama minister ty, ndersa ne mexhelis i ngulje ministrit tone te brendshem thikat e Saliut, me nje ftohtesi qe Saliu te merr te keqen!
Po s’ke edhe shume faj, sepse je kaq mendjemadh i pasherueshem sa nuk e kupton dot qe, te diskutosh a duhet te ishte Saimiri minister apo te ishe ti, eshte njesoj si te diskutosh nese Champions League-en, ka me shume mundesi ta fitoje Juventusi apo Shakohoxha…
Miqte e mi, s’ka asnje problem e asnje cudi! Politika ka vend edhe per tullumbace mediatike si puna e Benit; parlamenti ka vend edhe per genjeshtare profesioniste si puna e tij; qeverite kane pasur vend ne kete vend, edhe per ministra sa per te zene vendin, si puna e tij…
Por sic tregoi edhe koha, Partia Socialiste ka aq shume ministra me te mire per Shqiperine se sa ti o personazhi i vetvetes, sa qe ty s’te mbeti gje tjeter vecse te ikesh e ta qellosh nga jashte, me balten e Saliut kete parti, pasi u lodhe pa sukses, ta rrezosh nga brenda kete qeveri!…
E di qe s’ke si e voton ti as Olten, qe ka nje shkolle qe ti nuk e ke; as Ogerten, qe ka nje aftesi menaxheriale te provuar, qe ti nuk e ke; as Shalsin, qe ka nje virtyt te rendesishem, respektin per te tjeret, qe ti nuk e ke; as Fatmirin jo e jo, qe ka te miren e madhe qe nuk e lidh kontributin per skuadren tone, me rendesine e karriges ku ulet, gje te cilen ti jo nuk e ke, po as nuk e kupton!
Tani vazhdo bjeri legenit te cadres! Perbetohu po deshe qe s’ke asnje lidhje me cadren, po te pakten mos u beto qe s’ke lidhje as me ujin e zi te ulluqeve mediatike te cadres! Dhe ik kerkoji tek te pafajshmit, qe s’te njohin, ata qe mund te genjehen me perrallen se ti je fytyra e re e politikes shqiptare dhe shpetimtari i saporene nga qielli i Shqiperise.
Sepse kush te njeh, o miku im i pandreqshem, e di qe me ty mund te kalohet bukur darkave çakerrqejf, hidh e prit fjale, mbush e zbraz vere! Po ama nuk shkohet asgjekundi ne mengjes, sepse ti mire s’ke fuqi te perballosh mundimet e rruges, po ke edhe ate dreq zakoni t’u fusesh strekembesha bashkeudhetareve ne cdo dhjete hapa.
Ne fund nje keshille miqesore: Kur del ne fotografi me te varferit, hiqi syzet e diellit se dukesh si turist dhe per me teper, syzet nuk ta maskojne dot hipokrizine perballe veshtrimit te tyre.
*Fjala e plotë e mbajtur në Kuvend
o Rama je brilant , ku ishe me pare se na cau BYTHEN beni mi Kicos. ku ishe ti jepje nje mesim si ky i sotmi. O Ed Rama ja i paarritshem dhe i pakapshem ne kete vend te mbushur me plera te rangut Blush , Bashe, Berishe, Bumc, Bode
Llapaqen te Parlamentit shqiptar , do mbaheni mend vetem si llapaqena qe vetem per shqiperine nuk menduat kurre.
a benke benke, vete e kerkove,e krojte me ate te gabuarin, tashi rri ca dite sa te te sherohen plaget, nje keshille dote ta jap benke, shiko ndonje pune tjeter, leri buzkuqet e rimelet, sepse ne shqiperi duhen njeres me koqe te renda, nuk jemi gati akoma per ate lloj demokracie ne, dhe kushedi se kur vjen, dhe zotrote nuk ke dhe aq kohe sa te presesh, prandaj lere fare nuk eshte per ty,vazhdo me librat , te pakten ke ku ta shpalosesh fantazine tende prej politikani.
Analize shume e sakte por mos harxho kohen me keta kelysh te perkedhelur Zoti Rama.
Je i papame Edi, per orator edhe Fanoli do te te kishte zili, rezervat i kam se je frikacak. Duhet ta kishe cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme qe para nje viti kur te gjithe te perlyerit nuk donin ta benin reformen ne drejtesi dhe ta vendoste populli kush do ta conte reformen ne fund.
Pas ketij fjalimi Blushi nuk duhet te dali me jashte shtepise.
Keshtu e meritojne horrat qe mbajne peng kete vend.
BRAVO RAMA!
Te lumte
mbetesh i madh edi
bravo te qofte se nuk e degjojme dot me ate blushin sepse, edhe per shkrimtar nuk ja vlen fare
Shume hipokrit je zoti rama kur thua qe blushi vdes per pak minister kur te gjithe e dine qe vet zotrote shkove dhe i lepive bythen metes qe te beheshit bashke,qe ti thoshe se meta ishte e keqja e shqipris.pra peshtymen shkove e lepive.Blushi nuk eshte bythlepires si ata qe ke me vete prandaj nuk eshte minister.
bashkohem me Emoljanon ne kete pike
Emiljano mo Emiljanoooooooooooooooooooooooo
Bashkimi I Rames me Meten nuk ishte deshire e Rames por urdher I nderkombetareve, pas ketij bashkimi ka nje strategji, qe kuptohet nuk do dali ta thone hapur. Mos u merakos, ske pare gje akoma.
Hapi gavot
O enter pse te dogji ty apo dhe ty te ka kafshu macja
I ke rene pikes Emiliano. Pse dhe tani nderkombetaret po ja kerkojne Rames koalicionin e ri me Meten. Po e sjell rrotull Likja dhe ky vazhdon i thote partneri yne i koalicionit. Kush i fut shkopa me shume qeverisjes se tij Beni nga foltorja e parlamentit apo Likja nga zyrat e shtetit. Dhe nje gje te fundit, Beni te jep uje ne bisht te kalit per oratori. Cfare keni ne zemer ju te dy, asnjeri nuk e di, por nga fjalet, Beni eshte tejet bindes. Kokrra e arrogantit, sa ishe ne opozite ngele duke u drejtuar me dore ne zemer…
Sepse ti Emiljano , je aq idjot , sa nuk di as te shqiptosh drejt shkronjen “A” .
pastaj te kuptosh pse u be ajo aleance , qe gomare si ti , nuk me kuptojne !
Shko fut koken ne hale , bashke me taborrin e cadres se Vicidolit . Njeri plehre !!!
Fantastik,se bukur ja ke qendisur klyshit te qelbur,zoti Rama sot e tutje mos e merr ma me te se e ke diskretitua komplet
Hahahaha — o xhaaaxhi kaaali xhaxhi kali.
.MOS u tremb mo Beni se ne enderr je
Hipokrit Blushi ? jo dhe jo Hipokrit Rama po dhe po.,dhe ja sepse.Rama nuk e beri minister socialistin e thekur dhe shkrimtarin blushi jo se ishte ,me pak i afte se mesueset,ekonomistet,kukullat e zgjedhur nga Rama por sepse Blushi ne qeveri nuk do ta lejonte Ramen te kapardisej si kaposhi maje plehut qe po gatuante e gatuan pra kjo eshte Hipokrizi,Blushi minister nuk do lejonte trafikante,kukulla,hajdute,bandite ne qeveri e kjo eshte arsye qe Rama nuk e deshte minister e kjo eshte hipokrizi,Blushi Minister nuk do te lejonte shperthimin ne te gjithe vendin e prodhimit dhe perdorimit te droges si nje burim te erdhurash te zeza e kjo eshte hipokrizi,hedhja ne koshin e plerave te Tahirit dhe arsyetimi hipokrit i Rames tregon karakterin e tij.Blushi dhe Hafizi dy perfaqesues te arte te popullit ne parlament po sulmohen nga klanet me te pa skrupuj te qeverise e politikes me ne krye Ramen e kjo eshte pasqyra e hipokriteve qe ngrehin ne pedestial vrases,perdhunues,trafikante ,hajdute .Nuk eshte me populli i 90 tes e kushdo di te gjykoje e tu tregoje vendiin perfaqesuesve te llumit te shoqerise e perfaqesuesve te pjeses me te pater e te ndershem si Blushi e Hafizi.
Pse “KOT CAR”??? Simbas komentit qe ke bere ti je nje CAR I VERTETE!…
Biles me syze…
Sepse ti Emiljano , je aq idjot , sa nuk di as te shqiptosh drejt shkronjen “A” .
pastaj te kuptosh pse u be ajo aleance , qe gomare si ti , nuk me kuptojne !
Shko fut koken ne hale , bashke me taborrin e cadres se Vicidolit . Njeri plehre !!!
Sa per KOTCARIN , ai qenka fare analfabet ne politike , ose mund te jete ndonje
i aferm i B.Blushit . Logjike prej idjoti : Duke qene E.Rama K/M , ne fakt te drejtonte
dhe qeveriste serisht greku F.Nano , me emrin Ben Blushi ! Dhe , keta gomere ,
mbahen per njerez te ditur , se po qendrove 2-3 vjet ne SHBA , u bere amerikan !
E shikoni Harasanin ne SHBA ?! Nuk po ndihet fare , se i ka hyre frika ne palce , nga
reformimi i drejtesise , qe mund ta nxjerre megakusar , qe grabiti kushedi se sa
milione euro , dhe shkoi “me luge ne brez” ne SHBA , si biznesmen i “suksesshem”.
Ne fakt ai,ka bere para sa Ilir Meta . Ne shtetin bordello qe gjasme ngriti sarahoshi ,
kusari me cizme , dora e Athines , Fatos Nano , Harasani ishte nder me te favorizuarit.
Me vjen keq per disa miq te mi idealist te genjyer nga llafollogjia e maskuar me dialektik e blushit. Por kjo analize, ardhur ne kohen e duhur, nxjerr lakuriq mbretin. Per kush ka sy, e vesh mjafton kaq. Por ka edhe keq se kaq per orgjiarin e pushtetit.
Te La ….Te La…. TA THA o Beni e kupton sa i vogel qe je para Rames apo do akoma
Ore Blishi lere hipokrizine,ndaj te varferve,Ju po sulmoni nje te varfer,Ramen,eshte i varfer,nuk ka pare ,dhe neper restorante ha me rryshfet,sepse ja paguajne ,se helbete nuk i dihet,nje leja aty nje leje ketu,dhe keshtu komentatoret e gazetes,te sulmojne sepse nuk i dihet,mund te fitojne ndonje vend pune ne parti!Por kam edhe nje mendim tjeter,si ka mundesi qe nga krahina Juaj te jene kaq shume Politikane,nga Krahina ime ska asnje,ne keto nivele,kush e punon bujqesine,ndertimin.Sepse po te behet ndarja territorjale mire,pra ndarje sipas krahines,edhe ne Kryeqytet,del se tek Ju mungojne forcat e krahut te Punes.Pra ndarja territorjale te behet ashtu si duhet,dhe sejcila Parti sipas Krahines ti shoh punet e veta,ndersa Parlamentin jau lame Juve!Ja pafshi hajrin!
Pse duhet Rama ta caktont Blushin ne Elbasan apo M.Ulqinin ,apo V.Leskajn 8 vjet apo E Sherifin 8 vjet ne gramsh etj.Nuk ka njerez ky qark i madh apo nuk i duan elbasanasit kryesia juaj.Pse nuk dergon Elbasanasin ne Shkoder a Tepelene apo Vlore? Kush e ngre zerin per kete Qazimi!!!!!!!!
Të Lumtë o EDI RAMA, ky Ben bythëpambuku kurrë nuk ka punuar për Partinë Socialiste. Fatos Nano, që e ka kushri nga e ëma, ia bëri peshqesh Partisë, duke e bërë disa herë deputet dhe ministër, por maskarai, maskara mbetet.
O KORCARI !
Nuk me hiqet nga mendja , kur Fatos Nano e beri prefekt te Korces Ben Blushin dhe…, diten qe ua paraqiti korcareve , shkuan te dy , Fatos Nano dhe ambasadori grek , qe e prezantuan. Dihet qe prefekti eshte si “ambasador” i qeverise , ne rajonin ku eshte emeruar . Dhe pra, i bie qe Ben Blushi ishte “ambasador” ,formalisht i qeverise shqiptare dhe faktikisht i asaj greke. Po G.Pollon , kur ishte minister arsimi , qe e informonin nga populli , se ne shkollen greke te Boboshtices , dita e punes fillonte me ekzekutimin e himnit te flamurit grek , qe nxenesit duhej ta shoqeronin me tekstin perkates ne gjuhen greke , kurse krimineli , banditi i felliqur minster Pollua , u pergjegj zyrtarisht,qe “nuk kam informacion” dhe jo vetem nuk mbajti asnje qendrim , por i inkurajoi me tej hijenat greke , per ngritje vorrezash ne Ciflig,ne Boboshtice, ne pazarin eKorces,ne Geshtenjas te Pogradecit ,etj.. TANI , KETA PLEHRA , DUAN SERISHT PUSHTETIN DHE NJE HORDHI ME EGERSIRA I SHOQERON NE CADER ME DY GISHTAT LART ! ! !
E KE QARE ORE E KE KIRE!
Tru faqe radiografi
E ke qare dhe e ke q… i
Si bythelepires e si gazetar
E ke dhi dhe si shkrimtar
Tri faqe fakte madhore
Tri romanet ne nevojtore!
I duket vetja si koke Zeusi
Nuk ia vlen as per kove pusi!
Truri i tij eshte soj humusi!
Kembet ne qiell koka te rusi!
E ke qare ore e ke … ire
Dush te ftohte ne mot te ngrire
E ke qare dhe e ke dhire !
Boll durove kete kellire!
O bono… c’ bere mire!
I corre maskat
Si le fytyre!
E ke qare dhe e ke kire!
Updated
E KE QARE ORE E KE KIRE!
Tri faqe radiografi
E ke qare dhe e ke q… i
Si bythelepires e si gazetar
E ke dhi dhe si shkrimtar
Tri faqe fakte madhore
Tri romanet ne nevojtore!
I duket vetja si koke Zeusi
Nuk ia vlen as per kove pusi!
Truri i tij eshte soj humusi!
Kembet ne qiell koka tek rusi!
E ke qare ore e ke … ire
Dush te ftohte ne mot te ngrire
E ke qare dhe e ke dhire !
Boll durove kete kellire!
O bobo… c’ ia bere mire!
I corre maskat
Si le fytyre!
E ke qare dhe e ke kire!
A cja lujte Fen o Edo ktij kaqolit qe vuan per njecik minister ! E pse te mos vuaj kaqoli or Ed , kur qeveria e paraardhesit , ish mbushur me plehra ,hajdut e kriminel ! Kaqoli mendoi se ne kte “kos” deti sbohet gje nje lug te haj edhe ai ! Kaq trap e kurvick inatcie, sa hoqi breket e ja pam te gjith “bukurin” qe ja mbulon “kurora pe leshi'”, e vertet esht ber kaq qesharak, sa vetem femijt qe duartrokasin nje klloun ne cirk, ndjehen te kenaqur prej tij !
Fjalë që shpalosin të vërtetën në mënyrë perfekte . EDI RAMA JE KRYEMINISTRI I DUHUR DHE MË I MIRI PËR KOMBIN SHQIPTAR KËTO 26 VITET E FUNDIT.
LAVDI ZOTIT QË MË NË FUND I ERDHI KEQ PERËNDISË PËR NE SHQIPTARËT, 22 VJET NA MBYTËN KUSARËT ,HAJDUTËT,BANDITËT, VRASËSIT, DROGAXHINJTË , TRADHËTARËT , LEGENAT DHE MASKARENJTË , VARRMIHËSIT E SHQIPERISË SË MJERË.
BRAVO EDI RAMA DHE GJITHË QEVERIA.
Po te lumte goja o Edi Rama, po Ku ke qene, na ka care koken Ku njeri I pershtire qe ngeli duke file si a to grate llafazane te rrugeve, nuk jam cte them ,I merit on te gjitha beni a to qe I mini theme , si ska me future te dale nga shtepia .
Pffff.
Pa pa pa, ç’fjalim elokuent ! Brilant.! Bravoooo Ed Rama, je thjesht fantastik..!
Beni ,deri sa te kesh fryme nuk do mund te ecesh vet..!
Edi mund te jete legeni i legeneve por ama eshte nje mjeshter i papare i fjales..
Ju te gjithe duheni hudhur ne plehra more shkaterrimtare te ndyre. Pi 31st shtetaresh jeni ju qe ziheni diten e ndani zullumin qe ju mbulon koke e kembe. Nuk dini e nuk deshironi ju te perlyer ne mekate kundrejt ketij populli qe nuk di kujt tja japi voten se luani e talleni me shume mizori me te. Jemi vetem 3.000.000 njerez ne nje vend te bukur por ku gjen vetem perbindesh si ju te gjithe tradhtare te kombit. Haram cdo qindarke qe na keni e vazhdoni te na vidhni. Ju jeni vetem klloune cirku e mos u ngrihni si gjela ne mes te plehut qe keni krijuar. DERRA
Bravo ,shume here bravo edi !
Bravo, shume here bravo,Edi !
Mire ai palla qe e mbajti fjalimin mender, po edhe ju o komentues qe eksitoheni per pordhat qe leshon Edi Rama tregoni inteligjence te larte. Po mire ore torrollaker, a na tregoi Rama ndonje gje per te ardhmen e ndritur qe na pret apo vetem sa e shau Benin pak nga mami, i tregoi qe e kishte bilen pak shtremet dhe qe ia kishte pare breket e bardha motres se Benit kur po pinte uje ke cezma dhe kjo na qeka elokuenca e kryeministrit? Hajde shqipo, hajde me cfare lumturoheni, me brockullat e Kryepalles.
ti je me i papare se edi rama, ti nuk ke pa asgjo tjeter vec se kryepallen e rames
BLUSHI, Plehëra.!
Shenim: per vendosmerine e kam fjalen : po t’i ngjash mikut tim te ngushte
dhe dajos tend kam besim se “Sagen e drejtesise” do ta cosh deri ne fund !!!
Mos u terhiq asnje milimeter se aq do dushmani i Vicidolit dhe ju e dini mire
se Ai eshte me i keq se Hitleri ! Vicidolasi eshte hakmarres provincial, bajraktar
primitiv, tiran e neodiktatori i fundit i Shqiperise !
Ligji i Vettingut ,ketij emri banda kacake e qafirit Berisha, i trembet si “djalli nga
temjani” dhe kuptohet perse : sepse kane vjedhur aq shume sa shifrat do te
jene tronditese per cdo shqiptar ,ndersa Saliu me te tijet e banden nuk do te
gjeje vrime ku te futet ! “Qeveria teknike ” ,”kanabisi” sepse tash nuk po e permendin
me ” votimin elektronik” ,qe as i plas fare per kete te fundit ,por vetem Ligji i.Vettingut,
ia ka prishur gjumin tash sa muaj kesaj bande mafioze ! Sikur te behet vetem nje pro-
ve e thjeshte : T’i thuhet kryesoreve te ” Cadres se Sllobodankes” se ata perjashtohen
nga Vettingu ,te jeni te sigurte se i gjithe “filmi ” mbaron ketu ! Brenda ores i gjen te
shtepia dhe Gjiri i Lalezit ,ndersa Zenin me te dashuren: Ne ishujt Maldivias,KanKun ,
Akapulko , dhe ne se deshiron Zeni plazhe te tjera po ja rekomandojme permes ketij
komenti ……..,sigurisht pasi te lirohen nga Vettingu ,megjithate nuk e besoj se do ta
kalojne PROVIMIN e VETTINGUT .,……!!!
As dhe nje gje me shume, analize “BRILANTE”.
Une jam dakord me diskutim apo keshilla po keto diskutime qe ndodhin ne parlamentin tone i kalojne kufijt..me duket absurde si mund te humbasin kohe kaq shume..si ne kohen e enverit kur ne mbledhjen e kolektivit benin kritika…nese nuk shkon nuk kryen detyren qe i eshte caktuar te liroj vendin se ka te tjere..ne bote jane shkarkuar ministra pse kane marre 2 mije euro rryshfet, ne shqiperi vjedhin per gjithe fisin dhe rrine merrem me debate ne parlament…beni reformen ne drejtesi administrate….