Ylli Manjani: Shteti ynë i miksuar me portretin e Donald Lu-së, gojën e Ramës dhe shtatin e Romanës

23 Mars 2017, 11:03Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë për “Shuplaka-n”, bëri disa deklarata shumë të forta lidhur me situatën politike në vend, Reformën në Drejtësi dhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

“Ne kemi bërë sot një kushtetutë që nuk e zbatojmë dot. Shtetin që kemi projektuar tashmë pas ndryshimeve kushtetuese mund ta vizatonte vetëm mjeshtri Kapexhiu. Është një shtet i miksuar me portretin e Lu-së, gojën e Ramës dhe shtatin e Romanës. Në këtë shtet jetojnë njerëz që harrojnë fukarallëkun duke tymosur hashash!”, tha Manjani në intervistën për “Shuplaka-n”

Sipas ish-ministrit, asnjë ambassador, pavarësisht i cilit vend është, nuk ka të drejtë të bëhet pjesë e propagandës së qeverisë.

“Nuk mundet që ambasadori, pavarësisht i çdo vendi të jetë, të bëhet pjesë e propagandës së qeverisë! Absolutisht jo. Ne i kemi parë ambasadorët mbi palët, që japin shenja bashkëpunimi, pas ’97 që ishte vendi pas luftës e megjithatë u gjet arsyeja që Nano dhe Berisha të uleshin, të ulnin gjakrat. Nuk e kishin të thjeshtë.”, deklaron Manjani.

Ndërkohë, lidhur me Reformën në Drejtësi, ministri Manjani u shpreh se çuditërisht të gjithë ekspertët e ftuar që të kontribuonin, në një mënyrë apo një tjetër kishin lidhje me rrjetin SOROS.

“Çuditërisht të gjithë ekspertët që u ftuan në një mënyrë a në një tjetër ishin pjesë e Fondacionit SOROS, çuditërisht! Nuk pati asgjë jashtë Fondacionit SOROS! Dhe unë nuk jam nga ata që mendoj se e keqja e Shqipërisë është Fondacioni SOROS, nuk e kam menduar kurrë këtë gjë, por çuditërisht Network-u i këtyre njerëzve lidhej me Fondacionin SOROS. Është njësoj si të themi që takohemi diku në kafe dhe për shkak se rrimë shpesh krijojmë një Network. Kështu është edhe puna e Fondacionit SOROS.

Unë nuk besoj se SOROS-i paska dhënë urdhër të bëhet Reforma në Drejtësi  se kjo është pastaj të kalosh çdo lloj imagjinate por e vërteta është se u thirrën njerëz që njihnin njëri-tjetrin, që krijuan një marrëdhënie besimi dhe ndërtuan konceptet e para të asaj reforme në dukje në drejtësi, e cila në thelb ishte dhe është shumë, po them në rastin për të qenë diplomatikisht korrekt, shumë e sforcuar!”, u shpreh Manjani për “Shuplaka-n”.

Ndërkohë një tjetër deklaratë e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë ishte edhe ajo për gjykatësen e Kukësit dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama me çështjet e gjykatave.

“Gjykatësen e Kukësit. Është një gjykatëse e Kukësit, është marrë në telefon për të futur në burg një plak që nuk kishte paguar faturën e energjisë elektrike.

Gjykatësi që dha masën e sigurisë për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili kishte  shkelur ligjin duke përdorur një pajisje të paregjistruar në institucionet shqiptare, përgjimi, krejtësisht e paautorizuar. Nëse ka shkelje ligji me të dyja këmbët, ajo ishte një shkelje ligji e megjithatë gjykatësi ç’bëri? Konfirmoi një kërkesë të Prokurorisë. Kushdo gjykatës do ta bënte atë gjë.

Dolën me ”libër shtëpie”, ky dhe Policia e Shtetit e masakruan atë gjyqtar. Ajo ishte masakër shtetërore me deklarata publike dhe me sjellje krejtësisht brutale dhe harbute të Policisë së Shtetit që bënin sikur hetonin dhe kjo është një gjë që nuk mund të pranohet në një republikë me pushtete të ndara, nuk ka punë kryeministri me jetën e një gjyqtari, fare! Po fare!

Çfarë thoshte kryeministri? Kush vendos kundër meje është kriminel! ”Vrasës serial”, çfarë domethënë ”Vrasës serial”? Kujt i thua? Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, mbledh policët dhe u flet për ”vrasësin serial”, gjyqtarin?!

Si mund të ishte dakord një ministër Drejtësie me këto gjëra? Kurrën e kurrës! Dhe jo një ministër Drejtësie, por asnjë qytetar normal nuk duhet ta pranojë. Është standard sjellje diktatoriale.”, deklaroi Manjani.

Sipas tij, e gjitha kjo ishte një strategji për të cilën ka debatuar madje edhe me kryeministrin Rama. Manjani shton gjithashtu se, ministri i Drejtësisë nuk komenton mbi vendime konkrete të gjykatësve. Kjo sepse sipas tij, po ta bënte edhe ai këtë, kjo do shkrinte gjykatat.

8 komente në “Ylli Manjani: Shteti ynë i miksuar me portretin e Donald Lu-së, gojën e Ramës dhe shtatin e Romanës”

  1. ela says:

    ke te drejt ,nuk eshte i miksuar me llogjiken feminore ,inatcore si koruptive e jotja qe u bere pal me gjin gjonin, dhe gjithe gjyqetaret e koruptuar,pse nuk thua te vertetten pse te hoqen o malok?leri analizat idiote te tuat,se per pak muaj vajte per te fituar.dhe ske turp dhe flet ik hajvan

  2. Republika e HashashitAlbanistan says:

    Kur te jete mend nje plehre e LSI dhe Leshskam.

  3. Albann says:

    Tipik ballkanas…zemerak, merimbajtes,inacor, i pabese dhe njeri qe te le ne balte…..Eshte ne mode sot me perfaqesues Tra (m) pin kjo lloj gjallese.

  4. Goni says:

    Z. Manjanj,
    Nuk me intereson Rama, eshte nje m-t, njesoj si ti dhe gjithe te tjeret rrotull jush.
    Por, Z. Manjani, ju nuk mund te jeni i besueshem, perderisa nuk dhate doreheqjen qe
    kur i kuptuat te gjitha keto qe shkruani e thoni lart e poshte. Keshtu si po silleni, kushdo
    ju konsideron nje legen dhe kaq …
    Goni

  5. Besoj says:

    Si PD dhe ky jane ne linjen e Rusit, prandaj dalin hapur kunder Sorosit. LU dhe Romanes, te fshehur kunder USA dhe BE. Ky e meriton te quhet palace. Eshte I mbaruar ne politike.

  6. capi dhia says:

    Manjani nuk ka bere ajer ne asnje vend pune, ne asnje kohe. Me pranine e tij te neveritshme, me gjoja fakte, ne massmedia ai kerkon te terheqe ne debat vet Edi Ramen, dhe keshtu, duke u ndeshur ne publik me kryeministrin, te mbaje lart aureolen Yllnore te renduar patologjikisht nga deshtimi virusal pranveror. Predikimet e Yll Manjos lavderojne, indirekt, varferine Berishiane – e cila i mpin njerezit, i ben te liq, dhe te deshperuar. Fatkeqesia e demokracise shqiptare jane ministrat idiote. Nje minister i ditur, puntor, me personalitet normal njerezor nuk bie ne te tilla buullshiittlleqe.

  7. from canada says:

    Goja e Rames, portreti i Lu, shtati i Romanes dhe …… floket e Yllit.

  8. Nestori - Mitrovicë says:

    Dreqi e mori! Nuk paska qen Yll ky, jo, një meteorit që shndritë vetëm gjatë rënies.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje