Spekulimet: PDIU nuk do të marrë pjesë në votimin e 4 ministrave të rinj të Ramës?

23 Mars 2017, 10:44Politika TEMA

Pak ore perpara votimit ne Parlament te kater ministrave te rinj te kabinetit “Rama”, ka nisur edhe loja e votave.

Burime nga PDIU kane bere te ditur per Ora Neës dhe Report TV se pese deputetet e kesaj partie nuk do te jene gjate votimit per shkak se Partia Socialiste nuk e ka permbushur marreveshjen me kete force politike.

Te kontaktuar nga Panorama, zyrtare te PDIU-se thone se ne oren 13:00, kur perafersisht mund te zhvillohet votimi i dekreteve te Presidentit, pese deputetet e kesaj partie, do te jene ne nje aktivetet te Shoqates “Çameria”, por ne te njejten kohe shprehen se do te jene ne Kuvend.

Pese votat e PDIU-se jane shume te rendesishme per Ramen, te cilit i duhen minimalisht 71 vota ne Parlament per te votuar ministrat e rinj.

Zyrtarisht LSI-ja eshte shprehur se emrat e ministrave te rinj jane kompetence e kryeministrit dhe se ajo do te beje vetem formalitetin me votimin pro ne Kuvend, por ne kushtet kur prej ditesh ka perplasje mes deputeteve dhe zyrtareve te ketyre dy partive, pese mandatet e PDIU-se mund te konsiderohen te arta.

Sipas propozimeve te Rames sot Kuvendi duhet te votoje emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministres se Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në atë të ministrit të Çështjeve Vendore, dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

2 komente në “Spekulimet: PDIU nuk do të marrë pjesë në votimin e 4 ministrave të rinj të Ramës?”

  1. Reforma Drejtesi si LSI e PDIU says:

    Ua Camet e Erdoganit nuk i mjaftojne pronat e vjedhura ne Shqiperi por duan dhe pushtet te plotfuqishem.Per dite e me shume po meson nga Ilir Meta ky Ceceni Cam.

  2. çami tradicional says:

    HIQ DOR NGA çamet ED RAMA se jan te ter me saliun dhe vin pas teje vetem per te perfituar e xhvatur , jan felliqsira mos u mer me ta , shporri nga koalicioni dhe shiko partit e tjera , me ta mos u mer , me parti llapazanesh qe kur nuk i jep poste per te vjedhur dhe xhvatur nuk len gje pa then per ne socialistet , jan pa din e iman , greku esht i keq per ne , por kta jan ca me te kqi se greku , kujdes ED RAMA mendohu mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje