Lulzim Basha kthehet nga SHBA me duar në xhepa….

25 Mars 2017, 17:06Politika TEMA

Lulzim Basha u nis me nxitim drejt SHBA-së disa ditë më parë, ndërkohë që në mediat pranë tij raportohej se ai do të zhvillonte takime të rëndësishme.

Por, i vetmi lajm që prodhoi Basha nga qendrimi i tij disa ditor në SHBA, ishte një intervistë e dhënë për “Zërin e Amerikës”, të cilën mund ta jepte fare mirë që nga Tirana.

Pas ditëve të tëra endjesh në SHBA, Lulzim Basha kthehet sot në Tiranë.

Rezultati? Zero.

Ai u nis drejt SHBA-së, me teori konspiracioni, sikur do të takohej me persona të rëndësishëm afër Trump, për ta detyruar Ramën që të tërhiqej dhe të pranonte qeverinë teknike.

Por realisht Basha kthehet nga SHBA me bisht ndër shalë dhe me siklet, pasi duhet t’iu shpjegojë çadristëve të PD-së, se kë takoi në SHBA dhe çfarë do të bëjë tashmë PD-ja.

Një komunikim i Zyrës së shtypit të Partisë Demokratike bën me dije se sot pasdite, ‘kryetari Basha do të flasë për raportet e fundit të DASH dhe Europol me juristë e studentë’.

Atë që nuk ia tha dot askujt në SHBA, tashmë Basha duket se ka vendosur t’ia thotë studentëve në Tiranë!

Dhe pavarësisht se nuk takoi askën të rëndësishëm në SHBA, Basha ka thënë në çadrën e PD-së, se mori mbështetje nga bashkëpunëtorët e presidentit Trump për kauzat e PD.

Ai tha se zhvilloi takime me bashkëpunëtorët e presidentit Trump, dhe mesazhet kryesore nga vizita e tij në SHBA, ishin mbështetja dhe përgëzimi për protestën që PD po zhvillon në Shqipëri.

Mora mbështetje nga bashkëpunëtorët e presidentit Trump për kauzat e PD.

Mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira.

Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA” deklaroi ai.

Beteja ka hyrë në një fazë vendimtare, ka vetëm një përfundim; largimi i Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.

Me ndihmë e miqve tanë do ia dalim në betejën tonë.

Erdha me zemrën plotë dhe besim të kauzës tonë, me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli” përfundoi ai.

12 komente në “Lulzim Basha kthehet nga SHBA me duar në xhepa….”

  1. Petriti says:

    Njerezit tane na informojne nga ShBA se disa shqiptare biznesmene atje jane shprehur me perbuzje dhe shume kritike ndaj sjelljes se Lulzim Bashes e Fatmir Mediut gjate diteve te qendrimit te tyre atje, duke u sjelle nga mejhaneja ne nje mejhane e diskoteka, duke bere takime me njerez te dyshimte dhe te njohur si antishqiptar dhe mafioze nepermjet te cileve kane tentuar te lidhen me ndonje person qe mund te kete ndonje lidhje ne Administraten Trump por pa rezultat. Nje shqiptaro-amerikan pas nje kerkese te tlle te Bashes e Mediut, i ka ka refuzuar ata duke u thene se “Departamenti i Shtetit ka perfaqesues te nderuar ne Ambasaden e saj ne Tirane dhe ShBA vlereson hapat e Qeverise Shqiptare ne berjen e reformave dhe perpjekjet per integrimin ne BE”.

  2. shqiptar says:

    si i permjere ne breke je kthyer ooo Lulke !

    Tani s,te mbetet gje tjeter vec te heqesh cadren e te thahesh me sum nga dielli .

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    U kthye Lulushi
    U mundua shumë
    Me duar në xhepa
    E me car në Sumë.
    .
    U kthye Lulushi
    Drenicak Tirone
    Iku si një gore
    U kthye si kone.
    .
    Nuk e qasën fare
    Kudo ku trokiti
    Një bujrum i thanë
    Në çadër kur mbrriti.
    .
    Iku buzëqeshja
    Iku shkoi e Vate
    Mbeti Lulëqimi
    Si surratpatate.
    .
    Erdhi LuleSuma
    Po s’tha gjysëm fjale
    Lule erë pordhe
    Lule pa petale!

  4. Bushi says:

    Do ti’ju tregoje nje histori te shkurter.Gjate luftes per çlirimin e shqiperise nga partizanet,kundra fashizmit dhe nazizmit,disa bejler e agallar,ballist u hodhen kundra dhe bashkpunuan me pushturesit.Nje bajraktar ne zonen gramshit,mbledh fshataret ne nje shesh,dhe u flet kundra partizaneve,dhe se shpejti di vije Amerika dhe anglia per te çliruar shqiperine nga fara e keqe e bolshevizmit.Ai kishte mare me vehte nje receptor telefoni,dhe fijen e tij e ngulte ne toke dhe ne sy te fshatareve bente sikur bisedonte me Ameriken dhe Angline.Pastaj thoshte “ju e pate vete se une bisedova me ameriken dhe se shpejti ajo do vije ketu”,Ai perfitonte nga injoranca e fsahtareve,dhe i genjete..Keshtu po bene dhe Basha sot me ata rrugaçer qe ka mbledhur ne çader,dhe u flete mbroçkulla pasi kthehet nga Amerika.Turp.

  5. Drejtësia says:

    Ik o bajgë e qelbur

  6. Jimi says:

    U kthze Lulja nga takimi ne kongresin e Daj Samin ne SHBA ball lart e duar plote!
    Lart me lart o shoke flamujt e kongresit
    Beteja fitore perpara na presin.

  7. Lennard says:

    Pershendetje Gopist i Nderuar i ke dhene racionin e duhur.Po vetem nje gje Suma Lulkes i eshte hapur shume se i jane futur shume CARA ,bile dhe zezakesh.

  8. alphade says:

    Ky Bashici eshte cope k…ri !! Si nuk vjen turp nga vetja !!!
    Kur i mashtron militantet e tij me brockulla nga me vulga-
    ret ,nje don Kishot i vertete i shek . 21 !

  9. NAQJA says:

    LULUSH, MOS U MËRZIT.!
    I KA JETA KËTO.! NGUSHËLLIME???

  10. Gjergji says:

    Lulq ime bashuqi eshte…..I mer detyrat nga serbi e greku
    O shqiptare kudo qe jeni lulqimja kur vjen ne amerike takimet behen me kishen ortodokse greke….
    Besoj e keni pare nje tv nje takim te tille.
    Cfare doni me shume, shitje deti beri me grekun, vjedhje vrasje si minister, spiunlleqe me Doris pack kunder luftetarve te UCK dhe shtepia e verdhe.
    Mos harroni , mos shkoni shume larg duke mbeshtetur kete bande berishiane.
    Te fala nga USA

  11. emigranti says:

    e cuditshme me lulin dhe pd si e kane gjetur tani ne 20 vjetorin e firmave piramidale, mos kane frike nga burgu dhe thone me mire ne cader

  12. haha says:

    ik more….MUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje