Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur në distancë Monika Kryemadhit e cila një ditë më parë sulmoi qeverinë dhe reformat.
Sipas Ballës, deklaratat e Kryemadhit bien mbi kurrizin e LSI dhe se ajo po i bën opozitë ministrive që partia e saj drejton.
“Mos ja qani hallin opozitës, të paktën në Elbasan, sepse e ka nisur fushatën. Nuk e di çdo të bëjë në qarqet e tjera, por Monika bën opozitë për dikasteret që janë përgjegjësi e partisë së saj.
Monika Kryemadhi shkoi në Shushicë dhe u tha fermerëve që për bujqësinë nuk është bërë gjë, ndërkohë që Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pagesave të Fermerëve e ka vetë LSI-ja”, u shpreh ai.
“Në Shushicë Ujësjellësin e drejton LSI. Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pagesave e ka po prap LSI-ja” – kembenguli Balla.
Këto reagime erdhën pasi një ditë më parë Monika Kryemadhi tha se qeveria është marrë me pseudo-reforma ndërsa ka harruar hallet e njerëzve si uji i pijshëm, bujqësia etj.
Debate të ashpra mes Ballës dhe Kryemadhit janë zhvilluar edhe më parë kur deputetja e LSI ka bërë thirrje për kultivimin e shafranit në zonat ku sipas Ballës duhani është monopol dhe prioritet i fermerëve.
GAM GAM GAM…PALLA POLITIKAN…GAM GAM GAM…PALLA SI BRACE …GAM GAM GAM….