Deputeti socialist Ervin Koçi, ka dorëzuar mandatin e deputetit në mënyrë të papritur.
Këtë gjë ai e ka bërë publike me anë të një letre të publikuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa luhej ndeshja Itali-Shqipëri.
“Gazeta Shqiptare” thotë se Ervin Koçi e la mandatin si përfaqësues i socialistëve të Fierit për një ofertë që i është bërë nga kryeministri Edi Rama.
Koçi pritet të propozohet në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, një institucion i drejtuar deri pak ditë më parë nga Enkeljeda Shehu.
Sipas “GSH”, Koçi nuk është menduar dy herë për të lënë mandatin e përfaqësuesit të popullit dhe për të marrë një detyrë që zgjat edhe 5 vjet të tjera.
Në lamtumirën që i dha popullit të Fierit, Ervin Koçi kërkoi falje për ato që nuk kishte bërë, por la të kuptohej se nuk do të ishte pa punë.
“Një ndjesë për cdo banor i cili ka patur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problematikat dhe kerkesat e komunitetit apo dhe me nevojat e tyre personale.
Njëkohësisht ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin professional” shkruajti Koçi, që pas kësaj ngjit shkallët e karrierës në një institucion të rëndësishëm si ai i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
edhe sa dite kohe ju duhet per te lejuar komentet e filtruara?
Pune te mbare!
Nje keshill ktij zoteris …ndrysho ca njerez atje ne AMF qe jan perlyer gjate 5 viteve te fundit. Esht nje kryehajdute atje qe rrotullon gjith drejtoret qe quhet violanda..kujdes nga kjo hiene Ervin se do te zhduk dhe ty sic beri me mikeshen e ngusht Enkeleda deri sa e groposi.
Kjo ka qen hetuese e komunizmit. Shifni si esht infiltruar ne sistemin financijar. Esht e tmershme kjo e kan heq me ceremoni nga gjykata lart. Esht monster me fytyr down dhe me nje bark te madh qe tregon qe monstren e ka aty. E ka be Zoti ne pamje ashtu sic ka shpirtin.
Ai institucjon nuk rregullohet kurr nese nuk iken klani i elisabeta gjonit qe jan nje tuf hajdutesh qe marrin cdo muaj zarfat nga shoqerit qe jan juriste dhe licensues ne AMF dhe kryehajdutja ish doganierja zv.drejtore. Ai esht institucjon me nivel shum te ulet.
Ju vafte mbare.Perpiquni te sitemoni dicka pasi zonja Shehi u perpoq te pastronte institucionin nga te aftet e te te bente qejf si njeri i pazot qe ishte.