Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me ish-drejtorin e FBI-së

25 Mars 2017, 15:50Kronika TEMA

Një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ish-drejtorin e FBI

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me z.Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.

Zoti Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Ata diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.

3 komente në “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me ish-drejtorin e FBI-së”

  1. albaniafirst says:

    Po ky Xhafa a kaloi gje mbi trupat e Lul Bashes me shoke qe hyri ne Ministrine e brendshme? Apo si gjithmone Basha behet burr atehere kur s’duhet. Malesoret tane te mencur kane nje shprehje:
    “Urtia mbas kuvendit dhe trimnia pas lufte si duhet kujt”

  2. emigranti says:

    ishalla te behet e vertete te zhduken qe te gjithe kriminelat -haduter duke filluar nga peshqit e medhenj

  3. lili-na lodhet me idiotsirat kot says:

    Ouah!cfare lajm ky,! Takim me nje njeri qe sot nuk eshte pjese e administratifs po kerkon vete te fitoje ndonje leke si ‘keshilltar’ i kety njeri? Po emerimi i ketij e ka shkateruar krejt mundin e kryeministrit per nje imazh positive te Shqiperise.Symbole Kane peshen e tyre ne politik,edhe ky ‘kthim’ ne identité eshte vete shenj deshtimi:deshtimi ne gjetje e nje njeri me nje kulture tjeter politike-edhe sigurisht se ka njereze konsensual ne Shqiperi,te mireformuar sot-,deshtimi i nje politike qe nuk therret ne aparatin e PPShse,deshtimi i nje qeverije per nje Shqiperi tjeter….
    Cdo hère qe ‘sigurohet’ keshtu qeveria,tregon vetem se ka deshtuar ….Nuk ka nevoje opozita idiote qe kemi me treguar deshtimet,se vete kjo qeveri po i tregon kur ka nevoje me u mbeshtet tek nje njeri si ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje