Tjetër strategji anti-kanabis, PAMECA: Përveç luftës ndaj drogës, hetim aseteve financiare

23 Mars 2017, 16:46Kronika TEMA

Plani i veprimit kombëtar kundër kanabisit, ka qenë fokusi i një takimi mes përfaqësuesve të PAMECA-s dhe autoriteteve shqiptare.

I pranishëm ishte dhe Zv.drejtori i Policisë së Shtetit Ardjan Çipa i cili dha rekomandimet e tij lidhur me çështjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Çdo rast i implikimit të lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore, do të jetë edhe objekt përveç administrim edhe penal me Prokuroritë e rretheve përkatëse,” tha Çipa.

Ndërkohë, ekspertët e PAMECA-s thanë se koordinimi është kryefjala për zhdukjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ata thanë se ky plan kërkon bashkëpunim të të gjithë drejtuesve institucional.

“Angazhimi i Qeverisë shqiptare është më se i dukshëm dhe ky plan është shumë ambicioz. Por është shumë e vështirë të arrish nivelin zero të kultivimit të lëndëve narkotike. Vitet e kaluara ka pasur një boshllëk të hetimit financiar të pasurive që rrjedhin nga krimi. Këtë vit duket që hetimet po përqendrohen edhe në këtë fushë dhe kjo është pozitive. Në këtë luftë Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të PAMECA dhe të BE. Bashkimi Evropian i ka sytë nga ju,” tha ekperti i PAMECA-s Loechi.
Takimi u organizua në  prefekturën e Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje