Rusët, sulm informatik nga Shqipëria

23 Mars 2017, 15:25Kronika TEMA

Qershorin e vitit të kaluar, “Huffington Post” raportoi se një sërë faqesh Facebook-u nga mbështetës të Bernie Sanders po kontrolloheshin prej hakerave të huaj me qëllimin që të “trazonin dhe përçanin të majtët” përmes lajmeve të rreme.

Gazetarja politike e MSNBC, Rachel Maddow iu rikthye kësaj teme duke i përmendur faqet në fjalë si shembull ilustrues të “luftës së informacionit” që po zhvillohet sipas saj kundër Shteteve të Bashkuara nga disa vende të tjera.

Maddow përmendi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale të Amerikës nëpërmjet disa faqeve online të krijuara sipas saj në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gazetarja thotë se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit demokrat Bernie Sanders, të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të rivales së tij në betejën për nominim, e kjo i ka kushtuar vota Clintonit në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas Maddow, faqe të tilla nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me “fake news”, por janë taktika të luftës kibernetike ruse ndaj Amerikës.

Sipas gazetares – shkurtin e 2016-s, Andrey Krutskikh, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për luftën kibernetike, deklaroi në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën “bombë atomike” të informacionit kundër Amerikës.

Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike për të armiqësuar votuesit demokratë me njëri-tjetrin. Shënjestra kryesore ishin simpatizantët e Sanders, fushata e të cilit u përball me një tsunam faqesh të tilla në Facebook dhe Twitter, që shpërndanin lajme të rreme për Clintonin.

Kur administratori i faqes “Bernie Sanders San Diego”, John Mattes, nisi t’i gjurmonte faqet automatike zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Teknologjia robotike, siç shpjegoi Maddow, gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjale kyçe si “Hillary Clinton” dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që i menaxhojnë ato. Top Channel

3 komente në “Rusët, sulm informatik nga Shqipëria”

  1. ***** says:

    Nuk besoj se eshte e veshtire per ti gjetur bashkepunetoret Ruse ne Shqiperi, pasi segmente te caktuara e shfaqin hapur pakenaqesine qe eshte krijuar kohet e fundit me situateten ne lidhje me Rusine.

    Individed jane trajnuar, kane qene aktiv, dhe fare mire mundte vazhdojne te jene te tille edhe aktualisht duke u perpjekur te influencojne zgjedhjet ne Qershor.

    Mgjt nuk perjashtohet as rasti qe persona te caktuar mund te kene rene pre e injorances se tyre si nje i ri nga Maqedonia.
    https://www.wired.com/2017/02/veles-macedonia-fake-news/

    Jam kurioz te di, perse faqja e Gazetes TemA nuk shfaqej tek rezultatet e para ne Google, pak jave me pare.
    ————————————————————————————————————————————————————————————-

    Infrastuktura e Shqiperise nuk eshte edhe aq e zhvilluar sa te jete teresesiht e varur tek teknologjia informatike, keshtuqe rreziku i “bombave logjike” nuk eshte se do krijonte ndonje efekt madhor.

    Nuk e uroj, por druhem se nese do krijohen situata te cilat do ndikojne tek zgjedhjet, ato do jene te te njetit lloj qe kane qene tradicionalisht.
    Manovra sabotimi, prishja e shtyllave elektrike, ujesjellsave, intimidim i kundeshtareve politikan me ane te prishjes se prones private ose kercenimeve. Interneti do jete si pjese shtese e kesaj strategjie, por ndikues te verete do jene aktet e sabotimit.

  2. toni says:

    100% ka qene tfgs dhe zaret e tjere sllavo-grek.

  3. Kasem Dragobia says:

    Tani del plotesisht I qarte qellimi I kemnguljes pa llogjike per votim elektronik. Sali Berisha dhe Co e dine qe ne kushtet kur Rusija kontrolom sherbimin informatik Shqiptar, nuk ka rendsi rezultati I vertet I votimit por rezultati I manipuluar nga hakerit Ruse. Kjo edhe njehere tregon ljidhjen makabre midis Rusise dhe PD. Luli ashtu si dhe Enveri per qellimet e veta personale po e shtyne prap Shqiperine ne krahet e Rusise. Teorija qe komunistet nuk dorzohen, po merr nje mutacion orgjinal ne Shqiperi. Ata u konvertuan nga komuniste te devotshem ne Demokrat te kulluar vetem e vetem per te mashtruar. Bile me keq se kaq. Te transformuar nga Demokrate ne hajdute, kriminele dhe tradhetare te hapur, po dalin jashte kontrollit sepse Luli nuk eshte si Berisha apo Enveri per te vene zap rrumpallen. Mjere Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje