Sulmi në Londër: Asnjë shqiptar mes viktimave e të plagosurve

22 Mars 2017, 19:58Kronika TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mes 4 viktimave dhe personave të plagosur nga sulmi, i cili po hetohet si terrorist, pranë Parlamentit në Londër nuk ka asnjë shtetas shqiptar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar duke dënuar me forcë sulmin dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi.

“Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situatën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë

1 komente në “Sulmi në Londër: Asnjë shqiptar mes viktimave e të plagosurve”

  1. Republika e Albanistanit says:

    “Policia angleze gjene e pare qe beri ishte te zbulonte nese kishte shqiptare te vrare”.?????????????????/!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ose nese terroristi ishte sunito-shqipfoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje