1 ton drogë është gjetur në magazinën e një banese në fshatin Lapan të qytetit të Beratit.
Mësohet se lënda narkotike është e llojit “Cannabis sativa”.
Paraprakisht është bërë me dije se grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda kishte kohë që holumtonte intensivisht rastin.
Theksohet se magazina ka shërbyer për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet nuk kanë përfunduar ende. Më tej pritet që të bëhen publike të tjera detaje.
Ndërkohë raportohet se 7 persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar se kanë qenë poseduesit e bimëve narkotike./
nuk ka fshat Lapan ne Berat. Korrigjoheni