Një denoncim i rrallë në policinë e kryeqytetit ka bërë që kjo e fundit t’u bëjë apel meshkujve që të jenë të kujdesshëm me intimitetin online. Një 40-vjeçar nga Tirana ka denoncuar shantazhin që i bënte një shtetase e huaj, e cila posedonte një video intime të tij.
40-vjeçari ka deklaruar se këtë vajzë e kishte njohur në rrjetet sociale dhe më pas ajo ka nisur t’i bëjë presion rreth një videoje intime që kishin bërë së bashku.
Ajo e kishte ftuar 40-vjeçarin që të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër. Kjo video seksuale ishte regjistruar nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.
Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar.
Policia apeloi që shqiptarët të tregohen më të kujdesshëm pas këtij rasti, kur krijojnë miqësi nëpër rrjetet sociale. “Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në ‘Skype’. Raste të çuditshme, por reale që ndonjëherë mund të mendohen të paperceptueshme prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja”, tha dje Policia e Tiranës në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në internet.
Tëmën e sëmës ! Njëherë ai sy xhokua i Top çenelit, tani tjetri….
Pidhi t merr Pare!
“Don pare Pidhi” ka pas thon dhe Qif Mandridhi.
kujdes burra.sepse ju ruheni nga kari dhe beheni viktima pidhi.
ha ha per te qesh ,po s zure mend nga koli dora e topit ?
pidhi more pidhi
po na ben hatan
Karin kokeshkrete
e ngre havadan.
pidhi fort I bute
I embel si mjalt
po ti doje piçka
ta ben Karin balt.