Media ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese. Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e ‘Panama Papers’ pak kohë më parë, pasi kishte llogari në Qipro.
Yoram Frig nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi. Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike.
Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate shkruan shqiptarja.com.
Ai aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë së Rinasit sëbashku me pajisjen e cila alarmoi efektivët e policisë. Prokurori dyshon për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por deri tani burimet nuk japim më shumë detaje.
Ndërkohë, procedimi penal është regjistruar nga Prokuroria kryesisht për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe shpërdorim detyre”.
Në terren oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimi dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike. Kjo pajisje sqaruan burimet nga prokuroria do të ekspertohet në qoftë se është përdorur apo jo për përgjim dhe nëse ka apo jo aftësi të tilla.
shoket e saliut
Të verifikohet nga ekspertët shqiptar;
dhe
Të verifikohet nga partnerët amerikan.
Ta verifikoje saje qorri me haki cakon, se jane kopetente te medhenj. Po mire u ndalua kur po dilte nga rinasi po si hyri????, me siguri fajin e ka saliu e ka fut nga mali me mushka. Ku shtet qesharak.
Saliu ! Boshti i se keqes shqiptare ! Rraseni ne burgim te perjetshem
kete tradhetar te kombit shqiptar ! Poshtersite e ketij nje njeriu ma-
linj nuk kane limit ,prandaj neutralizimi i kesaj monstre eshte emer-
gjente sa nuk eshte vone !!! Per te mbrojtur interesat e bandes se tij
mafioze ,vrasese e hajne , ky kriminel ne gen eshte gati t’i beje thirrje
per te “shpetuar lekuren” edhe “Ariut Siberian” dhe Ai eshte gati te
zbarkoi ne ujrat e ngrohta te Adriatikut ,duke realizuar endrren e vjeter ,
” Paktin e Shen Stefanit ” ..,….! Shqiptar jini vigjilente ! Gjarperit i duhet
prere cdo shprese shpetimi ! Ligji Vettingut sa me shpejt ! Te hiqet qafe
Llalla ,ky sherbetor besnik i padrejtesise dhe i krimit ! Shembja e Palla-
tit te krimit . ,., !!!!!