Unë e doja gjyshen time, por ajo ishte naziste

25 Mars 2017, 18:26Kulturë TEMA

Nga Jessica Shattuck*

Gjyshërit e mi ishin nazistë. M’u desh mjaft kohë që të isha në gjendje ta thosha, apo ta shkruaja këtë. Unë i mendoja dhe iu referohesha atyre si “Gjermanë të zakonshëm,” sikur kjo të ishte një kategori e veçantë, moralisht neutrale. Por, ashtu si shumë “Gjermanë të zakonshëm,” ata kishin qenë anëtarë të partisë Naziste, të cilës iu bashkuan në vitin 1937, përpara se diçka e tillë të bëhej e detyruar.

Gjyshja ime, e cila jetoi gjer në 100-vjeç, nuk ishte, siç unë e njihja, ksenofobe ose anti-Semite; madje, nuk dukej natyrë që mund të urrente. Të kuptoja përse dhe si kjo grua, të cilën unë e njihja dhe e doja, ishte përfshirë në një lëvizje, që u kthye në sinonimin e të keqes, ka qenë për mua, një pyetje e përjetshme.

Gjyshërit e mi u rritën në një periferi industriale të klasës punëtore në Dortmund, ku papunësia ishte në kulmin e saj. Zona kishte qenë nën pushtimin francez pas Luftës së Parë Botërore. Ata iu bashkuan Partisë Naziste për të qenë drejtues rinorë në programin e edukimit agro-kulturor. Gjyshes i pëlqente ideja e rikthimit tek jeta “tradicionale” gjermane, larg lëkundjeve të ekonomisë globale. Nëpërmjet kërkimeve, zbulova se programi agro-kulturor (i quajtur Landjhar), ishte pjesë e vizionit “Blut und Boden” (“Gjak dhe tokë”), të Hitlerit për krijmin e një Gjermanie të pastër nga ana racore. Pastërtia e racës, ishte diçka që gjyshja nuk e përmendi kurrë.

“Ne nuk e dinim,” ishte një lloj motoje për të, gjatë shëtitjeve tona kur e vizitioja në fermën, në të cilën ajo jetonte, jo larg vendit ku ishte rritur. “Por, a nuk e dëgjoje çfarë thoshte Hitleri?” e pyesja unë, ndërsa vuaja paradoksin e gjyshes së dashur, e cila kishte qenë Naziste.

Ajo ngrinte supet, ndërsa përgjigjej se, “Ai thoshte shumë gjëra. Unë nuk iua vija veshin të gjithave.” A nuk i kishte parë ajo Hebrenjtë, teksa rreshtoheshin nga ushtarët, ose të paktën, kur shqetësoheshin nga policia? Jo, ishte përgjigjia e saj, jo në fshat, ku ajo jetonte.
Dhe, për më tepër, ajo ishte e përqëndruar në problemet e saj, si të përballonte jetesën dhe kur nisi lufta, si të mbronte fëmijët e saj.

Në gjermanisht, ekzistojnë dy fjalë për dijen: “ëissen,” që spiegohet si mençurid he mësim, dhe “kennen,” që do të thotë të jesh familjar me diçka.

Familjariteti, sipas përkufizimit, është të kesh një njohuri sipërfaqësore, të cilat mund të bien pre e manipulimit. Kur je thjesht “familjar” me diçka, është e lehtë të shohësh vetëm një pjesë të së tërës. Veçanërisht, nëse pjesa tjetër e asaj çfarë dëgjon dhe sheh, është diçka që të pëlqen. Hitleri solli sërish punësim dhe mundësi, ringriti krenarinë kombëtare dhe mashtronte në mënyrë jishëse. Në fillim, gjyshja ashtu si shumë gjermanë të tjerë, mund të besonte se lufta e Gjermanisë ndaj Polonisë nisi për vetëmbrojtje.

“Por, çfarë mendove kur nise të dëgjoje thashethemet për kampet e përqëndrimit?” e pyesja unë. “Nuk kishe dëgjuar asnjë raport lajmesh të huaj?”

“Propagandë e aleatëve,” ishte përgjigjia e saj. Kjo ishte ajo çfarë Hitleri thoshte dhe ajo, ashtu si shumë gjermanë të tjerë, i besonte atij. Besimi i saj, mesa duket, ishte i mjaftueshëm për ta çliruar nga nevoja për të kuptuar.

Si mund ta krahasoja gjyshen që e kisha njohur dhe e doja deri ditën që vdiq, në 2011-ën, me këtë person? Shpesh kam menduar se përpjekja ime për të kuptuar zgjedhjet e saj, mund të ngatërrohej me një përpjekje për ta justifikuar atë. Por, për mua kjo është e vetmja mënyrë për t’u përballur me të shkuarën dhe për të marrë përgjegjësi.

Ajo dëgjoi ato çfarë donte të dëgjonte nga një udhëheqës, i cili premtoi zgjidhje të thjeshta për probleme të komplikuara. Ajo zgjodhi të mos dëgjonte e as të shihte pjesën e përbindshme të atyre zgjidhjeve, ndërsa e jetoi pjesën e mbetur të atyre viteve, duke qenë e ndërgjegjshme për përfshirjen e saj të pajustifikueshme.

Por, me përpjekjen e saj për të folur mbi një temë, të cilën shumë persona të brezit të saj zgjodhën ta shmangnin, ajo më mësoi rëndësinë jetësore e të qenit më e zgjuar.

Përgatiti Bjorn Runa

Marrw me shkurtime nga “New York Times”

*Jessica Shattuck është autore e romanit “The Hazards of Good Breeding” dhe romanit të ardhshëm “The Women in the Castle.”

3 komente në “Unë e doja gjyshen time, por ajo ishte naziste”

  1. saliu tek çadra says:

    PASKA qen me biografi te mir gjyshja jote , te ishte ktu ne SHQIPRI presidenti PDse bujar nishani do ta dekoronte me urdhri SKENDERBEU , e ke pa fat gjyshen.

  2. Pune e madhe says:

    Kamedhe me zioii……sepse ne Shqipni plot njerez i kane oase gjysherit dhe prinderit komunist………qe eshe 1000000 here me keq….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje