Mbyllen hetimet për grabitjen në Rinas, dërgohen për gjykim 6 policët privatë

26 Mars 2017, 10:56Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar, 50 ditë pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim. Në datën 09.02.2017, shtetasit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja, kishin për detyrë që të kryenin transportin me dy automjete të monedhave të ndryshme në valutë nga selia e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku paratë do të imbarkoheshin në avion, sipas rregullave në fuqi.

Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një universiteti privat, automjetet e transportit të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizuan rojet fizike, vodhën disa thasë me para, të cilat, gjatë hetimit, rezultoi që ishin rreth 3.2 milionë euro.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transportin e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.

1 komente në “Mbyllen hetimet për grabitjen në Rinas, dërgohen për gjykim 6 policët privatë”

  1. Ermal says:

    Keya fakirat do ta hane. Kompania e sigurimit a ka ndonje pergjegjesi? Njeri nga ata e kishte diten e pare te punes dhe e kishin vene shofer. Leket deri tani nuk jane gjetur te gjitha. Bie ere kjo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje