SHBA, nga të shtënat në klubin e natës vdes një person, plagosen 15 të tjerë

26 Mars 2017, 13:36Bota TEMA

Dy persona kanë hapur zjarr në një klub nate në Cincinnati të Shteteve të Bashkuara, duke vrarë një person e duke plagosur 15 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Policia nuk e ka të qartë se çfarë i nxiti të shtënat brenda klubit “Cameo” rreth orës 1:30 të mëngjesit, ndërsa për autoritetet ende nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes.

Autoritetet kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë, por policia informon se shumë nga ata që ishin të pranishëm janë larguar tashmë. “Problemi më i madh kur ke një turmë të madhe dhe dëgjohen të shtëna, është se shumë dëshmitarë zhduken nga faqja e dheut”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje