Kryeministri Rama, pasi ishte i pranishëm në Vlorë në aktivitetin për 20-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, ka zgjedhur shtëpinë e dy të moshuarve në Selenicë për t’u dorëzuar personalisht lejet e legalizimit.
Kryeministri, që shquhet për origjinalitetin e tij, është ulur në tryezë me të moshuarit dhe kanë ngritur edhe nga një dolli me raki.
Rama deklaroi se kjo ishte leja e fundit nga 450 shtëpi të legalizuara në Selenicë.
Takimi me dy të moshuarit, në shtëpinë e këtyrë dy të fundit, u transmetua direkt në faqen e facebook-ut të kryeministrit, ku nuk munguan as reagimet e qytetarëve që i sugjeronin të mos pinte shume, por që i përmendin edhe protestën e PD.
Dialogu i Ramës me zonjën e shtëpisë:
Rama: Po djemtë ku i keni?
Zonja: Punojnë andej, vijnë këtu, investojnë..
Rama: Këtu do vijnë, ku do shkojnë. Ne erdhëm këtëj tu sjellim lejen e legalizimit
Zonja: Faleminderit, rrofshi!
Rama: Mbaje ti se gratë janë më të sigurta, burrave nuk u dihet asnjëherë
Rama-të zotit të shtëpisë: Po ti c’punë bërë
I moshuari: Minator 30 vjet në Selenicë