Fati i Partisë Demokratike ndërmjet luleve dhe rambove

26 Mars 2017, 14:38Politika TEMA

Nga Met Dervishi

Ka shumë njerëz që diskutojnë për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike në aventurën e saj të mosbindjes civile, të bojkotit, të mospjesëmarrjes në zgjedhje.

Braktisja e Lulëzim Bashës, madje dhe prej lobistëve të paguar prej tij në mjediset e kongresit amerikan, i ka nxitur dhe më tej këto diskutime, siç i ka nxitur dhe fakti që çadra është braktisur me kohë nga kryeqyteti i vet dhe nuk po prodhon më lajme.

Ngrihen shumë pikëpyetje, prodhohen teza e kundërteza, madje, përveç militantëve të çadrës e lidershipit të saj që janë në hall të vet, ka dhe opinionistë që flasin për një shuarje të opozitës e opozitarizmit, duke ia faturuar këtë një strategjie konspirative të Edi Ramës, soroistëve, guvernatorëve me kohë të plotë e guvernatorëve part time etj. etj.

Por kjo do të thotë, nga njëra anë, që vërtet ka një shqetësim për fatin e Parisë Demokratike, dhe, nga ana tjetër, ( Dhe kjo nuk është ndonjë ngushëllim kushedi se çfarë në politikë) ka një prirje psikologjike, siç ndodh rëndom, për të mos e kërkuar përgjegjësinë te vetja.

Pikëpyetjet janë të kuptueshme: me këto që po bën, është vënë vërtet në dyshim fati i mëtejshëm i Partisë Demokratike. Por përgjigjet nuk kërkohen e nuk duhen kërkuar te kundërshtari, në mos, s’kemi të bëjmë me politikanë, po me qaramanë.

Përgjigjet e këtyre pikëpyetjeve, së pari, njerëzit e Partisë Demokratike, madje dhe militantët e zhgënjyer në çadrën pa spektatorë, duhet t’i kërkojnë te profili i liderit të tyre “historik” ( Me këtë rast duhet thënë që jemi i vetmi vend europianolindor që kemi “liderë historikë” edhe kur ato janë gjallë).

Dy tipare spikasin në profilin politik të Sali Berishës, që janë alternuar gjatë këtyre njëzet e gjashtë vjetëve: kur ka qenë në pushtet, ai ka qeverisur si autokrat, ndërsa kur ka qenë në opozitë ai ka qenë sistematikisht konstruktor i palodhur destabiliteti.

Por, pavarësisht në ka qenë në pushtet apo në opozitë, sidomos qysh pas Referendumit të vitit 1994-ër, ai e ka drejtuar Partinë Demokratike si autokrat, madje si një autokrat që do t’ia kish pasur zili dhe Enver Hoxha.

Është qesharake të dëgjosh se si një parti që ka pranuar për njëzet e gjashtë vjet rresht të jetë vetë fasadë, flet për opozitë fasadë apo të dëgjosh se si një parti që nuk e njeh as brenda vetes institucionin e votës, flet për zgjedhje fasadë, pavarësisht se është ajo vetë që e ka modeluar sistemin zgjedhor në funksion të orekseve të autokratit të saj.

Bojkoti, mosbindja civile apo kërcënimi me mospjesëmarrje në zgjedhje nuk janë një spektakël i ri për shoqërinë shqiptare: i kemi pasur këto sa herë që Sali Berisha ka qenë në opozitë, në vitin 1991, pas viteve 97’, kemi pasur, madje, dhe një bojkot të Referendumit të atëhershëm.

Pikëpyetjet për fatin e mëtejshëm të Partisë Demkratike sot janë legjitime, po përgjigjet duhen kërkuar brenda vetes dhe jo te konspiracionet. Pas njëzet e gjashtë vjetësh, për fat të keq, ende dhe sot e kësaj dite Partia Demokratike identifikohet me fytyrën e liderit të vet.

Këto dy-tri ditët e fundit është një ngjarje çadre që ka kaluar pa u vënë re: në kohën kur Lulëzim Basha paguante në Uashington faturat e lobistëve, militantëve të çadrës u foli z. Paloka, kryetari i grupit Parlamentar.

Ai u foli atyre me një mallëngjim socrealist për një protestë paqësore, për një protestë me një ndjeshmëri të madhe poetike edhe ndaj luleve të pafajshme, që as janë prekur e as do të prekën kurrë prej saj. Por pas pak, po në të njëjtën skenë del Sali Berisha, dhe, me mikrofon në dorë u bën thirrje marinsave e rambove të demokracisë që dalin prej paranojave të veta, të shpërthejnë në duartrokitje.

Z.Paloka, natyrisht që i harroi sakaq lulet e veta poetike, që me aq dashuri i mori në mbrojtje, ashtu siç i harruan sakaq dhe deputetët që ishin të pranishëm, dhe shpërthyen në duartrokitje frenetike së bashku me militantët.

Jemi pra, te një parti që prodhon rambo imagjinarë destabiliteti, siç jemi gjithashtu te një parti ku kryetari i grupit parlamentar e deputetët e saj janë thjesht militantë që duhet të duartrokasin sa herë që bubullin autokrati i tyre me mikrofon në dorë.

Përgjigjet e pikëpyetjeve për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike duhen kërkuar te ky episode, ku lulet e pafajshme alternohen me rambo.

Dhe, një parti që i nënshtrohet kësisoj liderit të saj, madje edhe kur de facto as që është më lider, vërtet që e ka vënë me kohë në diskutim fatin e mëtejshëm të saj, pavarësisht se sa e vetëdijshme është ajo dhe njerëzit e saj për këtë gjë.

11 komente në “Fati i Partisë Demokratike ndërmjet luleve dhe rambove”

  1. PD =pARTIA E sIGURIMIT TE SHTETIT TE pARTISE pUNES says:

    PD ishte nje krijese fallco dhe Bande Politike ngritur nga mbetjet e sigurimit dhe ish familjet komuniste qe e drodhen dhe u shtirren si demokrate po qe ne fakt ishin po ata njerez me ato bindje dhe mentalitet qe I rriti dhe edukoi komunizmi.
    Merr SALI Berishen apoHajdarin, njeri komunist tjetri sigurims I ndyre dhe kafshe shpellare.
    Gramoz Pashko, Genc Ruli te lidhur si krushq. Genc Pollo etj
    Me vone ke nga ata qe si lidhte asgje me demokracine si Paloka, apo dizinjatorja zhele zhele dhe me kryesori , katundari nga familje komuniste dhe sigurimi I shtetit Lulzim Basha.
    Fundi I PD do jete nje clirim tjeter per Shqiperine.

  2. Fundi Pd Clirimi i Shqiperise says:

    Fundi i Pd se do jete me te vertete clirimi i dyte i
    Shqiperise Sa me shpejt te zhduken keto kerma
    Aq me mire per te gjith Kombin Shqipetar

  3. Andi says:

    KJO OPOZITË ,ËSHTË FATKEQËSIA E KOMBIT.!
    POR ,PA OPOZITË,KOMBI PËRSËRI ESHTË FATKEQ.!
    SHPRESOJMË ,QË —-VETINGU—–, TË NA E PASTROJË POZITËN DHE OPOZITËN.!
    NJERËZ.!!! MOS RRINI INDIFERENT.!
    VOTONI DHE RRUHENI VOTËN.!
    KËTO ZGJEDHJE DO TË PRODHOJNË STABILITET DHE
    PËRPARIM DREJT EVROPËS ,OSE KATRAURË TË PA
    PARË!

  4. Bozen says:

    Qe me krijimin e saj,kjo nuk ka qene partia demokratike, por parti DEMOKARTIKE, dhe keta qe jane ne çader,nuk jane demokrate, por DEMOKARTE.Keshtu them une ti quajme.

  5. Spartaku says:

    Vertete,fundi i pd-ke do jete nje çlirimi i tjeter i shqiperise.Jane te verteta ato dy gjera qe thuhen ne kete shkrim,se SALI BERISHA kure ishte ne pushtet drejton si autoritar,kure eshte ne opozit si faktor destabilizimi.Prandaj gjithe e keqja e pd-ke eshte Sali Berisha me banden e tij te mafies.Eshte fatkeqesi krijimi i kesaj partie,qe shkaterroi shqioerine dhe varferoi kete popull.Parti fashiste.

  6. revolucionar qe ka ngaterruar kohet says:

    Ajo qe eshte e perbashket tek PD si ne opozite edhe ne pushtet eshte mospefillja dhe injorimi i vullnetit te popullit. Sali Berisha ja ka dale te vije ne pushtet edhe duke shperfillur vullnetin e popullit (per te qene me te sakte: shumices se popullit), Kjo eshte arsyeja qe PD vazhdon ne rrugen e destruktivitetit dhe bojkotit. Duhen edhe nje milion shuplaka te tjera. Nuk mund tju siguroj megjithate se edhe pas kesaj PD (nenkupto Saliu) do te ndrroje mendje.

  7. I papami says:

    Pd ka marre fund

  8. Devolliu says:

    Partia e Sali Kriminelit është kthyer në një parti fashiste.

  9. Zgalem says:

    Po si nuk I dergoni dy tre ore ne dite te pastrojne Tiranen . hane dhe flene si derra te bute . Zgalem

  10. Ne kete foto ky bytheci po me duket si Lenini ne tetor(kush i ka pare filmat e asaj kohe) edhe flet si Lenini pushteti sovjeteve,pushteti popullit,une nuk dua pushtet,por do tja jap popullit.
    Ky eshte ftoh ne tajare i shkreti.
    E more ne qaf kete birin tend more salehkomunisti

  11. Qelepirxhiu says:

    Është e qartë si dielli, që tanimë Sali shpellar-kriminelit, të kompleksuar që në moshën fëminore, nuk i intereson më PD-ja, por si e si të shpëtojë kokën e vet dhe familjen e tij hajdute…! Ndërsa pasuesit e tij, janë dy kategori: Njëra kategori janë banditët hajdutë-kriminelë-mafiozë që kanë të njëjtin problem me “liderin” e tyre dhe tjetra, janë injorantët idiotë analfabetë… Duhet thënë, se të dy kategoritë, kanë dalë nga llumpeni i shoqërisë shqiptare, pavarësisht “dipllomave e titujve” që kanë blerë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje