INTERVISTA/Gjosha: “LSI nuk është për bojkot të zgjedhjeve, është për zgjidhje mes palëve”

26 Mars 2017, 11:38Politika TEMA
INTERVISTA/Gjosha: “LSI nuk është për bojkot të

 

 

 

Znj. Ministre mesa tha dhe Avokati i Popullit procesi i vettingut është një proces i cili do të zgjasë. Vetëm 40 vetë kanë paraqitur interes për tu bërë pjesë e garës sërish. Me shtyrjen e afateve gjasat janë që vettingu të mbesë pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Procesi i vettingut është tepër teknik dhe i takon teknicienëve dhe atyre personave që janë marrë me procesin e drejtësisë, me sistemin e drejtësisë të shikojnë të gjitha mundësitë për të zhbllokuar procesin e vettingut. Në rradhë të parëky proces i përket të gjithë qytetarëve shqiptarë pasi është kyçi i fillimit të implementimit të reformës në drejtësi dhe njëkohësisht është një nga kushtet kryesore që ne kemi dhe për procesin e integrimit.

Në këtë këndvështrim patjetër që për ne është një prioritet, ka qenë prioritet i politikës dhe këtë ne e kemi treguar edhe me votën tonë, edhe me vullnetin që politika kishte për të miratuar reformën në drejtësi dhe më pas ligjet që shoqëronin atë.

Është me shumë rëndësi që procesi të jetë shumë transparent, të jetë në vijën ligjore në mënyrë që të mos jetë i kontestueshëm dhe të sigurojë vazhdimësi dhe legjitimitet deri në fund të këtij procesi, ashtu sikundër e kemi përsëritur edhe disa herë, vettingu nuk është një proces që do të ndodh brenda një ditë apo një jave, është një proces që do të zgjasë me vite. E rëndësishme është që ne ti përmbahemi të gjithave afateve ligjore siç i ka parashikuar ligji dhe kushtetuta.

 

Në këto kushte krize ç’ndodh në sy të ndërkombëtarëve dhe ç’ ndodh me negociatat nëse vettingu shtyhet pas zgjedhjeve?

Ne do të dëshironim shumë që procesi i vettingut të vazhdonte për të treguar vendosmërinë tonë, por ndërkohë, dhe të prodhonte rezultatet e para, sepse kjo është ajo që pret Komisioni Europian, që të prodhojë një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë dhe njëkohësisht dhe vendet anëtare të cilat duan të shohin rezultatet më të para që mund të prodhojë i gjithë ky proces.

Të shpresojmë deri në shtator, tetor të cilët janë edhe muajt ku Shqipëria do të jetë e detyruar të paraqesë dhe një raport sesi ka qenë ecuria e reformës në drejtësi dhe e procesit të vettingut. Deri atëherë ne të kemi realisht diçka për ti treguar vendeve anëtare, mos të harrojmë që janë taksapaguesit europian ata që kanë dhënë taksa nga vendet e tyre, familjet e tyre për t’ iu përkushtuar sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Pra ne kemi një detyrë shumë të madhe që duhet ta vendosim në vijimësi.

 

Pyetja ime ishte a do të jetë LSI e gatshme ti zhvillojë proceset zgjedhore, qoftë të Kavajës në maj, apo të përgjithshmet në qershor pa PD ?

LSI është e gatshme për dialog, për të qenë konstruktiv me të gjitha palët politike, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, LSI është e gatshme që vendi të ketë stabilitet në mënyrë që të ketë një demokraci funksionale sepse nëse opozita dhe mazhoranca nuk punojnë për të njëjtin drejtim, prioritet, për qytetarët, kuptohet që dhe demokracia e vendit vihet në rrezik.

Prandaj LSI është gjithmonë këtu për të dialoguar dhe për të qenë konstruktiv me të gjitha palët. Nëse ne gjejmë një mënyrë dialogu unë kam bindjen që gjithmonë ka një zgjidhje, mjafton të ulemi pranë njëri tjetrit për të disktuar të gjithë këto problematika.

 

E ka menduar ndonjëherë LSI të mos hyjë në zgjedhje nëse PD nuk merr pjesë?

LSI nuk e mendon këtë, mendon që duhet gjetur një zgjidhje patjetër, si me opozitën ashtu edhe me një pjesë tjetër të mazhorancës në mënyrë që vendi të ketë stabilitetin e duhur qëështë në interes të të gjithëve ne dhe çdo qytetari.

Ju sipas pritshmërive ku do të jeni deputete?

Unë për momentin jam e vendosur pranë njësisë bashkiake numër 1, njësisë administrative numër 1, dhe jam duke punuar shumë bashkë me strukturat atje.

Patjetër që unë jam dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LSI dhe ne kemi kryer disa takime në të gjithë Shqipërinë sepse këtë rradhë LSI ka një slogan që i drejtohet edhe grave, është një shans për gruan, një shans për familjet e tyre, një shans për çdo qytetar që do të dojë të kontribuojë në të mirë të vendit tonë.

 

Bëri bujë deklarata juaj se Ilir Meta do të ishte Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, me entuziazëm iu drejtuat grave. Vazhdoni të keni ende këtë shpresë?

Unë nuk e di përse duhet të bënte bujë një deklaratë e tillë sepse unë nuk dhashë ndonjë deklaratë për shtyp as nga Ministria e Integrimit as zyrtare.

Patjetër që kur ne jemi me elektoratin, të gjithë ne shpresojmë për kryetarin tonë për të qenë në krye, por nuk do të thotë që kjo është diçka zyrtare apo që ne kemi marrë një vendim për të bërë Ilir Metën Kryeministër.

Kur flitet me elektoratin patjetër që shpresa është aty, flasim shumë sinqerisht me to për të gjithë programin e LSI, vizionin që ne mund ti ofrojmë grave apo edhe më tej, sepse është e gjithë LSI-ja. Në krye ne kemi dhe rininë ku shumë diskutime dhe takime bëhen edhe me ta. E rëndësishme është që programi ynë të vihet në zbatim dhe më e mira ti jepet qyetarëve. Pjesa tjetër pastaj janë numra politik, diskutime të tëra që vihen në vijimësi.

LSI si e sheh veten pas 18 qershorit forcë e parë, e dytë, e tretë?

 

Ne nuk kemi menduar për renditje, edhe sikur të kemi dëshirat tona atë e vendos populli shqiptar me votë në 18 qershor. Ajo që ne na takon është të zgjidhim problemet e çdo qytetari, të qëndrojmë pranë tyre nëçdo moment, të mendojmë për një vizion i cili nuk është vetëm sot për nesër por që i jep atyre një të ardhme të sigurt në Shqipëri, kjo është detyra e çdo politikani.

 

Ndërkohë me PS, pa PS apo duhet të presim deri në 1 prill?

 

Ne jemi në koalicion, jemi munduar me fanatizëm gjithmonë të ruajmëçdo pikë të kontratës që ne e kemi ende në vazhdimësi me PS dhe do ta bëjmë këtë deri në fund. Kështu që mendoj se nuk është momenti për të dikutuar për koalicionin, i cili patjetër ditët në vijim, javët në vijim do të jetë një temë diskutimi, por në këto momente ne jemi shumë të fokusuar tek puna e përbashkët që kemi me PS.

12 komente në “INTERVISTA/Gjosha: “LSI nuk është për bojkot të zgjedhjeve, është për zgjidhje mes palëve””

  1. Roland says:

    O ilir o gruaqir …o klajda picka nje idite qe e mban ilir monikqiri ,vetem per pipa yyyyy rrace e qire

  2. DALTON says:

    Zonja Klajda nuk je ti moj “Debile”ajo qe vendos se kush do te jete K/minister por eshte populli .Ai Iliri jot mbas 18-qershorit mundet te jete edhe ne “Burg”.

  3. Mihallaq says:

    Sapo lexova të njetin lajm në gazeten “Panorama”. Titulli i thënies së deklarates së zonjës Gjosha është ” Ne nuk hyjmë në zgjedhje pa PD”. Është e vështirë të besohet shtypi shqiptar me diferenca të tilla. Sigurisht i takon ministres të marr një pozicion për këto shtrëmbërime, por me sa shihet, ajo as i lexon gazetat. Fatkeqësi!

  4. capi dhia says:

    Sa mund te degjohet nje shitese bylmeti ne lagjen me te humbur te Tiranes, aq vend ze edhe fjala e kesaj bibes te Bashkise te kohes Edi Rames.

  5. LSI Kancer i Shqiperise says:

    O zot e duan hajdutin Kryeminister qe Kryehajduti ti shpetoje drejtesise.
    Cfare tregon kjo qe Meta te jete kryeminister qe ne Shqiperi te mos kete kurre reforme dhe ndryshe nga rama QE NUK DI TA SHFRYTEZOJE VOTEN 1 MILIONSHE DHE PUSHTETIN E SIGURUAR ME VOTENE POPULLIT PO TE JETE NE FUQI iLIR mETA AI do ti fusi ne dhe te gjithe ata qe e kundetrshtojne ose do behet si do doje ai. Por kjo eshte tHjesht nje hipoteze se dihet qe LSI NUK KA SE SI TE FITOJE ME SHUME SE DISA DEPUTETE dhe jo me te fitoje zgjedhjet. Nuk e kuptoj si do behet Kryeminister nje mascara hajdut qe nuk fiton zgjedhjet??!!

  6. mali says:

    Kjo vasheza, qe mund te ishte edhe nje djaleze – nuk eshte pune seksi fare – eshte si nje laraske ne qiell plot me zogj dhe vendos te beje ciu-ciu. Nje askush, askush, qe askush nuk e degjon. Nje turp qe te vjen te vjellesh kur kupton si fubnksionon karriera dhe merita ne Shqiperi. Kjo, qe me demek ka bere shkolle jashe. Pika qe nuk ju bie.

  7. 122 says:

    Oj torollake debile-MINISTRE e Edrames …..Nuk ka krize !!!!!
    Ka pordhe me rigon nga SALQISERBI E LULUSH UDB-ja !!!!!
    Edhe kete nuk do ta thuash ?!?!?!?!

  8. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Klajda moj Kladuce …
    LSI-ja kjo Parti e HAJDUTAVE nuk asht kundra zgjedhjeve na thue ti mi grue. ,
    E verteta asht se kjo Parti ku Monika e Likes ka mbledh Manjan e Spahinj nuk ka fuqi me i dal kundra Birishes.
    Ju keni 4 vjet qi i ngulni thiken mbas shpine Qeveris dhe tan Shqipnis per te shpetu Bllokun e Likes.

  9. Tem A55 says:

    o zagari Mero.ku i ke komentet o maskara i ndyre

  10. Beso says:

    Ishalla nuk po hyni as ju plehra nje hale me
    Pak ne shqiperi dhe pastaj ti dhe kryemadhja e kryemadhi ruhuni nga vetingu plehra

  11. klaudio says:

    ilir meta kanceri ishqiperis te behet kryeminister sa qesharake ky felliqesire qe pruri gjith skraparlinjt ne fier u hoqi buken egojes firakve dhe fshatrave per rreth te cilet punonin ne nafte ne qofte se njerzit kane memorie kaq te shkurter le ta votojn ate dhe gjoshen do te jete turp per fierin ne qoftese jep nje vote ketij lapanjozi

  12. shpresa says:

    Me te çmendur duhet te besh si i çmendur. Keta te LSI-se i ka helmuar te gjithe Ilir Meta, por nuk e di sa shqiptare ka helmuar ashtu si Sali Berisha.Prandaj shqiptaret duhet te mbledhin forca dhe ti çporrin Sali Berishen, Ilir Meten e Lulezim bashen, ndryshe do tu ngelet ne kryqe. I shikoni se çfare po bejne? Per çdo dite na tregojne ate qe shohin ne enderr naten. Edi Rames duhet ti japim te drejten e qeverisjes vetem me deputetet e tij me 18 qershor. Pastaj do ta dergojme dhe Edin te pikturoje Ilirin, Saliun dhe bemat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje