Çlirim Gjata: Gara për President, para 20 prillit. Në rast se dështon, President mbetet Nishani!

25 Mars 2017, 20:20Politika TEMA

Afati i përfundimit të mandatit të parlamentit si referim për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Konstitucionalistit Çlirim Gjata duhet të merret 18 qershori dita e zgjedhjeve parlamentare.

Duke iu referuar nenit 88 të Kushtetutës, Gjata thotë se politika mund të nis procedurën për zgjedhjen e presidentit nga sot, por jo më vonë se 20 prilli.

Çlirim Gjata: Këtu më e rëndësishme sesa data e zgjedhjes së presidentit është zgjedhja me konsensus e tij sepse ne për fatkeqësinë tonë nuk kemi president nga populli. Mirë do ishte që të ishte me konsensus. Nga pikëpamja kushtetuese më e rëndësishme është çfarë ndodh nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti. Çfarë zgjedhjesh do të kemi?! Sepse mund të ndodhemi para situatës së tillë kur janë bërë zgjedhjet e 18 qershorit por nuk arrihet të zgjidhet presidenti. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, pa u mbledhur parlamenti i zgjedhjeve të 18 qershorit. Nga kjo Kushtetutë dalin antillogjizma të pashpjegueshme.

Një moment tjetër  që kërkon debat sipas Gjatës, është nëqoftëse deri ne 24 korrik kur përfundon mandati i Bujar Nishanit , nuk është zgjedhur presidenti i ri, çdo të  ndodh?!

Çlirim Gjata: Do vazhdojë presidenti Nishani të rrijë në detyrë apo do hyjë kryetari i Kuvendit.  Kushtetuta thotë se kuvendi ngelet vakant. Por çfarë do të thotë vakant?! Ka thënë dorëheqjen, larg qoftë një president mund të vdesë në detyrë, është i pamundur fizikisht e psiqikisht e vërtetuar me vendim etj.. kjo quhet vakancë. Por kur nuk kemi asnjë nga këto raste, presidenti është në detyrë por nuk mund ta zejë kryetari i Kuvendit, do të vazhdojë të qëndrojë deri sa të vijë presidenti i ri, si kryeministri. Pavarësisht se Kushtetuta nuk e thotë në mënyrë eksplicite, qeveria vazhdon derisa të vijë qeveria tjetër.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri, sipas Gjatës është rast përjashtimore pasi vendi është në periudhe elektorale, dhe procesi sipas tij duhet të jetë i kujdesshëm për të mos prodhuar krizë institucionale pasi dhe mekanizmat në kushtetutë për të dhënë zgjidhje janë jo të fortë. Ora News

8 komente në “Çlirim Gjata: Gara për President, para 20 prillit. Në rast se dështon, President mbetet Nishani!”

  1. pedro i ri says:

    Konstitucionalist Berishjan

  2. Timi says:

    Për këtë arsye thirrjet nga çadra për Metën dhe deklarata e Nishanit që nëse pajtohet Meta do kandidojë për president. Këta mbajnë shpresat që Meta do bllokojë Ramen me numra dhe Nishani mbetet aty. Dhe pastaj telenovela vazhdon.

  3. shpresa says:

    Kete te birin e Rustemit e pashe ne çader nje dite dhe na qenka kostitucionalist e na jep mendje me keq se Rustemi. Zgjedhja e presidentit eshte e zgjidhur: kushtetuta e percakton drejte, s’ka pse te kete konsensus apo kur eshte Saliu ne oushtet e zgjedh kur te doje e si te doje. Presidenti qe ne fakt sot nuk egziston do te zgjidhet dhe bile femer me integritet te plot shqiptar.

  4. Joni jugu says:

    Po mire atehere po pranojme presidente gruan ose motren e ketij pidhmotres clyrim gjates ketij jevgut .

  5. saliu ju njofton says:

    PO deshtoj dhe mbetet nishani president , RAMA mos rri me ne at post qe ka se nuk e meriton ,nishani esht me felliqsira qe ka perdhosur ate ndertes te presidences bashk me sali berishen , ai duhet te shporret nje or e me par se kurr nuk ka qen president i SHQIPTARVE por vetem president i PDse dhe shqupit.

  6. Lennard says:

    Qenke kerric i menderosur.Po si mund te rrije Nishani President me pocaqite qe ka bere?Po iu thafte mendja Mazhorances nese e le skenarin qe po kurdisni Ju Zagaret e QofteLargut nga Vucidoli

  7. Kola says:

    Cfare quan ky deshtim? Presidentin e zgjedh mazhoranca pa pjerdhur fare per opoziten fashiste e cila e la shtetin ne doren e qelbesirave te tipit Nishani. U shkoka akoma mendja per deshtim ketyre haleve serbe?

  8. Tirana says:

    POPULLI KA THENE : ” ME MIRE DJEPJA THAT,SE SHEJTANI BRENDA “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje