Monika Kryemadhi: S’doja të kandidoja për deputete. E vërteta e përplasjes me Taulant Ballën dhe mundësitë e Metës për kryeministër

25 Mars 2017, 18:27Politika TEMA

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, se LSI-ja nuk premtoi hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Megjithatë, ajo tha se shpreson që këto vende të bëhen deri në zgjedhje, por edhe nëse nuk bëhen s’ka ndonjë problem sipas saj.

Gjithashtu, Kryemadhi tha se nuk do të donte të kandidonte për deputete në zgjedhjet e 18 qershorit, por në të vërtetë do ta bëjë një gjë të tillë.

Ajo foli edhe për Metën kryeministër.

Kryemadhi u shpreh se nëse LSI do që Meta të bëhet kryeministër, duhet të dalë forcë e parë.

Është objektiv i LSI-së zgjedhja e Metës kryeministër?

Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI-ja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale.

E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?

Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë.  Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty.

Deklaruat në Prrenjas se gjëndja është e mjerueshme, ndërkohë merren me pseudo-reforma?

Unë jam deleguar për tre qarqe, Tiranë, Lezhë, Elbasan. Te i Elbasanit jam fokusuar më shumë se e njoh më pak. Isha atje, dhe kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, një nga problemet më të mëdha që ndjen është mungesa e investimeve. Atje diskutohej prej vitesh mungesa e ujit të pijshëm. Dua të them që s’mund ta mohoj dot që zonat malore janë të varfra. Nuk dua të dal gënjeshtare. Për pseudo-reformat them që ato duhet të japin produktivitet, por në një kohë të caktuara ato kthehen në pseudoreforma. Kush pretendon se ne jetojmë në parajsë, nuk është normale.

Komenti i Taulant Ballës: Sa kohë që Monika kritikon dhe dikasteret që drejtohen nga vetë LSI-ja, kjo është gjë e mirë. PS po punon për çdo gjë që zgjedhjet të bëhen të lira….

Me Taulantin jam më shumë mike se me shumë kolegë të tjerë. Po unë prap i qëndroj deklaratave të mia, kudo ku ka shkelje në çdo sektor

Është ironike deklarata e tij?

Nuk e di por ne jemi parti tolerante me mendime të kundërta që i diskutojmë. Nëse në një parti nuk ka mendime të ndryshme, do të jetë fatkeqe.

LSI po bën opozitën në parlament në vend të PD-së?

Nuk mendoj se nëse kemi një mendim ndryshe, është opozitë. Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi tek problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë.

4 komente në “Monika Kryemadhi: S’doja të kandidoja për deputete. E vërteta e përplasjes me Taulant Ballën dhe mundësitë e Metës për kryeministër”

  1. Lirka says:

    Po ti kryemodh nuk duhet te kandidosh sepse ke dy legjislatura qe nuk ke folur njeher ne parlament Ju familja hajduteve meta rkryemodhi vetem leke doni te vidhni vetingu do ju coje atje ku e meriton. Plehrat e atij vendi

  2. Vesi says:

    Shembulli I Monikes tregon se nuk eshte keq sikur gjithe kryetaret e partive ti fusin grate ne listat e zgjedhjes. Keshtu ky vend do behet me I mire.

  3. PS PD LSI Banda politike says:

    Kur politika e Shqiperise ngeli ne duart e Kokemadheve.

  4. Shelgura says:

    Nuk tëvjen turp që e bëtë parzinë familjare
    Ju ini më të liq nga pd
    Se saëa nuk e bëri deputete
    Ti monika ke vënë një flutur floriri
    Nga ai florori i krabës ishte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje