Dje në mesditë, Partia Demokratike te “Çadra e Lirisë”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tentoi të zhvillonte një takim me shtresën e ish-pronarëve. Në fakt, themi tentoi pasi të gjitha faktet theksojnë dhe tregojnë se dështoi me sukses. Jo për shkak se PD nuk ka mbështetje nga ish-pronarët, por për shkak të intrigave, përplasjeve dhe sabotimeve të qëllimshme, që vijnë nga brenda PD-së, nga njerëz dhe individë të financuar nga struktura pranë kryeministrit Edi Rama.
Takimi i djeshëm ka qenë një dështim i organizuar.
Të pranishëm në aktivitet kanë qenë vetëm dy apo tri familje ish-pronarësh dhe pjesa tjetër dega e PD-së, që ka pasur rojën e radhës pranë çadrës.
CityNews investigoi rastin e dështimit të një takimi, që duhet të ishte ndër më të suksesshmit, por që rezultoi turpi i radhës i shpallur publikisht.
Aktiviteti me ish-pronarët ishte pjesë e axhendës së takimeve që duhet të zhvillonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me një nga shtresat e shoqërisë, ku demokratët kanë jo pak detyrime dhe duhet të kërkojnë ndjesë për mos zgjidhjen e çështjes së pronës. Por, takimi nuk ka ndodhur me Bashën.
Me largimin e këtij të fundit drejt SHBA-ve, organizimin e tyre e ka marrë përsipër sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, i cili ka realizuar thjesht dhe vetëm dështimin me sukses të një aktiviteti me një nga shtresat më të rëndësishme të PD-së.
Sipas një qëndrimi të bërë publik nga Paulin Paplekaj, një nga drejtuesit për Pronat dhe ish-pronarët në PD, aktiviteti i djeshëm ka pasur vetëm dy pronarë dhe një i tretë, i cili i thurte elozhe Ervin Salianjit.
“Takimi me 2 pronarë dhe një ish i persekutuar që i bënte elozhe Ervin Salianjit, i cili me sa duket është kujdesur që ky takim të dështonte. Të gjithë anëtarët e Departamentit të Pronave janë rritur në PD dhe i përkasin shtresës fisnike të pronarëve dhe ish të persekutuarve. Është e turpshme dhe madje shumë e turpshme, që të ardhurit rishtaz në PD po sulmojnë me gjitha mjetet e mundshme anëtarësinë e vjetër të PD. Nuk e ka luksin Partia Demokratike të mbjellë brenda vetes përçarje, nga ca çapaçula, mendje-meskine”, shkruan Paplekaj, në një koment të publikuar në rrjetet sociale.
Bazuar në këtë fakt, CityNews kontaktoi me kreun e Departamentit të Pronave, Gent Malko, i cili nuk pranoi të fliste në lidhje me aktivitetin, por tha se ishte një takim zyrtar i PD-së, jo i organizuar nga Departamenti i Pronave, por nga struktura të tjera brenda PD-së.
Mesa duket, për të organizuar nga aktivitet thjesht dhe vetëm për t’u transmetuar në media apo për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, disa individë delirantë, por edhe të paaftë në oborrin e opozitës tentojnë të organizojnë struktura dhe grupime, të cilët ata nuk i njohin dhe për më tepër përfundimi është ai që pamë dje live në ekran. Mesazhi ishte i kundër nga ai që shpresoi kreu organizator. Në vend të një mbështetjeje të ish-pronarëve ndaj PD-së u duk publikisht se opozita ishte e braktisur dhe e shpërndarë dhe kjo vetëm për shkak të disa organizatorëve të papërgjegjshëm.
Sala nga Vicidoli ka prona me shume se Verlacet dhe Vrionet,tokat e ish pronareve i moren ish komunistet e PD,PS,LSI,Republikane ,Came etj ish komunista.
PD po e shkaterron brezi i ri i katapultuar qe s di gje tjeter vec tet te haje me gjithe lecka.Te vazhdoje keshtu PD, me te rinj me origjine te kuqe dhe hajdute dhe do te shihni sesi del ne zgjedhje.Elektorati i djathte kerkon cilesi, jo si i majti qe voton si repart ushtarak.
PD jo vetem qe ja u zgjidhi problemin e pronave,por perkundrazi ja u grabiti pronat ,ja ua dha ceceneve te tij,madje sot ne Tirane jane te regjistruar si pronare ne tokat dhe pronat e tironsve (pa Kamzen dhe Bathoren )889 tropajane,si “autoktone”,te gjitha me bekimin e kriminelit Saleh berisha…..vetem per te mbuluar vjedhjet dhe grabitjet e tij.Sa here jane futur ne greve urie dhe jane perzen me dajak si pronaret ashtu edhe te perndjekurit politike.Lul Basha eshte pinjoll i Vefa ,qe ju mori jo vetem pronat por edhe leket dhe sot ai ,kamarieri “fguron” si miliarder ne Hollande edhe ne Shqiperi.Fatmir Mediu,kontrabandist “me pashaporte diplomatike”,i biri i fatorinos nga Fieri ,pasi trashegoi postin e Sabri Godos,morri prona edhe ato qe si takonin,genjeu pronaret e vertete dhe i la me gisht ne goje. Turp!!
Kur degjoj ishPronar me vjen te gajasem saqe me shpeton shurra nga te qeshurit. 1pyetje kisha une; Si ka mundesi qe Pronar Tokash ose Latifondiste kane qene te gjith Shqiptar Myslimane….. mos vall keta ‘Pronar’ i kan Pronat e dhuruara nga Baba Duvleti qe me par pasi e kish vrar Pronarin e Vertet ja kish rrembyer edhe Pronen dhe ja ka falur dikujt qe e ka pas Sevil, ushtar, mos ma mirni per keq… thjesht vrieni mendjen. Tung
Po nuk pate miell se bo dot byrekun, sado te gjate ta kesh okllain.
.
Takim me ish-pronaret !!! Komedia e rradhes nga PD. Te gjithe ata qe rrine ne cader jane zaptues te tokave te pronareve legjitim. Shikojini fytyrat se sa shume ju behet vone per pronat e dikurshme. Cadra vete eshte zaptim prone.
Si bir i nje ish pronari dhe njekohsisht si njeri i lindur ne internimet komuniste ndjej neveri per PD-ne, kete MOSTER KOMUNISTE qe veç ka perdorur ish pronaret dhe ish te persekutuarit politik vetem per qellime elektorale.
Mua kurre ska aritur mostra PD (skllavja e shpellarit dhe komunistit te 8 nentorit 1968 (apo 69 nese gaboj) te me mashtroj as aty ne Shqiperi e aq me teper ketu ne Itali qe ti sherbej “kauzes se saj te poshter” te pasurimit te mbeshtetsve te saj. Jo kurre,veç Shqiperise mund ti sherbejme kudo qe jemi dhe mos te ket “kenaqsi” PS-ja per çka shkruajta me larte sepse edhe ajo sikurse PD-ja jane pjella te komunizmit e asgje me teper.
Ish pronaret e ish te persekutuarit aty do te gabonin rende nese do te futen ne “lojrat e poshtra” te ketyre dy MOSTRAVE KOMUNISTE.
PIKA PD-së , SALINJËVE DHE. LULË-ZINJËVE!!??
Eshte fyerje per ish pronaret te cilesosh PD si perfaqesuese te ish pronareve!
Eshte njesoj sikur te thuash qe Hitleri iu doli per zot ebrejve!
Doktor KakaMuti jo vetem ua mori pronat por dhe ja dhuroi tjeterkujt!
Akoma me keq, dhe per pronat e lira per te cilat gjyqesori pat fillu te jape vendime ne favor te ish pronareve, Qoftelargu nxorri ligje qe vendimet gjyqesore te ishin thjesht ne rangun e prones por jo vendim perfundimtar!
Edhe sot qe pushtetin e ka Ps-Lsi vazhdon e njejta loje: ish pronare me vendim gjyqi dhe me prona te lira, nuk ju jepet Certifikata e Pronesise!
Vertet jemi popull me probleme mendore por ju si gazetare mos u tallni kaq hapur me cilesime si PS e majte dhe PD e djathte!
Bandat jane thjesht organizata kriminale e as gje me shume!