Izraeliti i ndaluar në Tiranë, ishte kontraktuar nga Tom Doshi?

25 Mars 2017, 17:58Politika TEMA

Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritet shqiptare të cilat e ndaluan në aeroport. Shkak u bë pajisja e dyshimtë që ai mbante.

Mësohet se Frig tha për autoritet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit.

“Panorama” mëson se ai eshte Tom Doshi. Ish-deputeti i PS-se ka qene personi i fundit qe i ka paguar vetem 2 mije euro per sherbimet e tij izraelitit.

Kete fakt e ka pranuar edhe vete izraeliti ne Prokurori.

Ai ka thene se Tom Doshi kishte bindjen se pergjohej nga persona te tjere.

Në Izrael njihet për zbulime tradhtish

Burime të Dritare.net nga Izraeli konfirmojnë kompaninë investigative që ka Yoram Frig në Tel Alviv dhe shërbimet që ajo ofron.

Ato thonë se Frig nuk ka mundësi të jetë një agjent i Mossad, pasi ata nuk do të rrezikonin misionin duke mbajtur pajisje të tilla në kufij shtetesh.

“Yoram Frig është një detektiv privat dhe kompania e tij quhet “Yoram Frig Investigations”, e cila ndodhet në Tel Aviv.

Besoj se ka një apartament që e përdor si zyrë.

Shërbimet që ai ofron përfshijnë: vëzhgim, test poligrafik, vendndodhja e numrave të telefonit, kërkimi i makinave për pajisje përgjuese.

Unë besoj se ka ardhur në Shqipëri për një mision vëzhgimi ose i punësuar nga ndonjë klient në Shqipëri, ose nga ndonjë prej vendeve fqinje.

Mund të ketë qenë duke ndjekur në çështje familjare, një bashkëshort ose bashkëshorte që tradhton.

Në 2001 ai është punësuar nga një burrë i cili dyshonte se gruaja e tij e zhdukur ishte vrarë.

Frig ka licencë nga Ministria e Drejtësisë për të qenë një hetues privat.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, konfirmoi se ata janë në dijeni që në qytetar izraelit është arrestuar në Tiranë.

Kjo do të thotë që një Konsull izraelit ose e ka takuar, ose do ta takojë.

Lajmi u publikua edhe në disa media izraelite,  duke cituar median shqiptare,”shtojnë burimet për dritare.net .

4 komente në “Izraeliti i ndaluar në Tiranë, ishte kontraktuar nga Tom Doshi?”

  1. Socialisti i shperbere says:

    Kur do e arrestojne kete zhuls te pakten te shpetoje politika nga niveli me i fundem i ordinerllekut. Kurre se imagjinoja qe funderrina te tilla do te penetronin kaq lart. Hallall Edi rama!

    1. ervin says:

      ej mor mor i.” shperbere” me ken Toma afer teje ti tredh bolet ,,,IDJOT

  2. kuqi says:

    Kot eshte lodhe Toma per pergjues,..Ne kujtimet e nje majori gjerman qe ka qene ne Shqiperi ai thote..qe ishte shume e lehte te drejtoje sepse te gjithe vinin dhe rrefeheshin ne gestapo pa para.Me pak pare Toma mund te mesoje se cfare ka henger sot psh Presidenti ose ku do jete neser K/ministri

  3. Abc says:

    Po izraelian or derr, jo izraelit, qe eshte tjetr gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje