Silvana Daja, bashkëshortja e kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja, do të jetë kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki.
Ky është vendimi i PS-së për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen pas shkarkimit të Elvis Rroshit.
Për këtë arsye, kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, pasi Asambleja e Partisë Socialiste në Kavajë zgjodhi Silvana Dajën, si një nga 6 kandidatet e propozuara për Bashkinë e këtij qyteti.
Vetq Gentian Daja ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryetarit t PS, pasi mbaroi mbledhja e Asamblesë Socialiste te Kavajes, ku u propozuan 6 kandidate per kryetar Bashkie, nje nder te cilat edhe bashkeshortja e tij Silvana Daja.
“Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje.
Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe mbeshtetesit ne Kavaje, Golem, Synej, Luz i Vogel dhe Helmas.
Gjithashtu nje falenderim per cdo fresshist, student, maturant, per cdo grua dhe cdo profesionist qe ka bere te mundur qe Ps ne Kavaje sot te jete nje parti me e mire.
Bashke tani do jemi akoma me te forte-)
Ne 7 maj dhe ne 18 qershor do korrim fitore spektakolare sic e do zakoni”, shkruan Daja
Ndërkohë, PD-ja ka deklaruar se do t’i bojkotojë këto zgjedhje.
kush te doje le te jete vetem Rroshi jo. Vetem per intrigen se si e zaptoi postin e kryetarit te bashkise se Kavajes.
saliu do vendosi ,karminen,nusen e trete te Shkelzen Berishes,si kandidate bashkie ne Kavaje.E ka marre kete vendim,sepse Kavaja eshte si stalingradi,do ti mundim roshet-o burrrrrra!