Është përkujtuar 196-vjetori i Festës Kombëtare të Greqisë, paraditen e së shtunës në qendër të fshatit Livadhja, bashkia Finiq.
Banorë të bashkisë, por jo vetëm, edhe të ardhur nga Greqia dhe shumë të ftuar, u mblodhën për të festuar.
Të pranishëm në këtë festë ishin edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek. Ajo çka binte në sy në këtë festë kombëtare të Greqisë, ishte bashkimi i partive minoritare që prej 4-5 vitesh janë parë të votojnë të ndarë. GSH.al sjell fjalën e të pranishmëve.
Në përshëndetjen e tij, kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, ka falënderuar për të pranishmit, ndërkohë që ka uruar gëzuar festën, tashmë të kthyer në traditë në këtë zonë, solli në vëmendje të pjesëmarrësve, historinë e luftës së Greqisë për Pavarësinë Kombëtare.
“Jam i mallëngjyer që për herë të parë që gjendem në një festë kombëtare jashtë shtetit tim dhe nuk mund të dalloj nëse jam në Greqi apo jashtë shtetit”, – tha zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis.
“Sot do flas greqisht, pasi sot të gjithë ndihemi pak grekë, – ka thënë në përshëndetjen e tij, Alket Hyseni, përfaqësues i kryeministrisë. – Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu.”
“Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për gjithë grekët në mbarë botën”, – ka thënë midis të tjerave kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Ndërsa kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço në fjalën e tij, tha: “Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë radhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. Është e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne, por për gjithë botën”.
“Sot është një ditë e madhe, është festë e dyfishtë, ajo fetare dhe e mëmëdheut. Por le të qëndrojmë tek historia. Historia vazhdon dhe çdo ditë ajo bëhet edhe më e mirë. Bëmë gabime, i paguajmë gabimet tona nga ato mësuan dhe me ato do mësojmë”, – tha Vangjelis Roboqis, nënkryetari i bashkisë së Prevezës.
Jeni bythqira atë jeni !
ΧΡΟΝΙΑ ΠΟΛΛΑ ΠΑΤΡΙΩΤΕΣ!
sa per vrromotourkoshqipolesit e Zike pederit,na pan na gamithun………….