Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve të mos bëjnë asnjë mungesë në seancën e së enjtes.
Kërkesën Ruçi e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, të cilën në mungesë të kryeministrit Rama, e drejtoi ai.
Kreu i grupit parlamentar iu dha udhëzime të prera deputetëve të PS-së, duke iu ndaluar në mënyrë kategorike udhëtimet jashtë vendit këtë javë.
Në fokus të bisedës së grupit të PS, ishte seanca parlamentare e së enjtes, ku pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi.
Mësohet se Ruçi kërkoi praninë e të gjithë deputetëve të PS të enjten në parlament për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, për të shmangur rrezikun e mungesës së votave.
hahhahaha, pasi kaluan me shume dite jashte shtetit se sa parlament vetem tani qe duhen per zgjedhje i jep urdher sekretari i partise…demokraci socialiste nga gramoz enverist ruci, lol