Partia Demokratike ndodhet në çadër në protestë, por ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese kërkon shfuqizimin e ligjit për funksionimin e organeve të reja të Drejtësisë, konkretisht ku bëjnë pjesë KLGJ e KLP.
Padia e tyre është unifikuar me atë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Shqipërisë, Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkojnë të shpallet antikushtetues nenin 5; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës II (nenet 1958); nenin 61; nenit 103; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës III (nenet 117156); nenin 159; paragrafit 5 të nenin 169; neni 235; të pjesës VI; si dhe nenin 285, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Seanca nisi sot në orën 10:00, ku të pranishëm nga opozita kanë qenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso kurse nga Kuvendi Vasilika Hysi.
Ndërkohë Avokati i Popullit ka mbledhur komisionin ad hoc për shqyrtimin e kandidaturave për KLGJ e KLP që vijnë nga radhët e Avokatisë.
Po edhe Kuvendi ka rihapur garën dhe do të rihedhë shortin për anëtarët e këtyre institucioneve që vijnë nga radhët e profesoriatit.
Por cfarë përmbajnë këto nene, referuar përmbajtjes së ligjit këto lidhen me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillin e lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë, me mënyrën e votimit të tyre, si dhe me verifikimin e pasurisë.
Një tjetër pikë që kundërshton PD është dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve për KLP e KLGJ nga radhët e Shoqërisë Civile. Përfshirë këtu dhe padinë e ligjit më të rëndësishëm të reformës sic është Vettingu.
Kjo është hera e 4 kur Kushtetuesja do të investohet për të vlerësuar nëse një ligj i paketës së reformës për drejtësi është apo jo antikushtetues.
Dihet si zgjidhen keto pune!