Zv.kryeministri Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat nga Kryeministria u shpreh se ” “Plani është finalizm i një procesi të udhëhequr nga Rama dhe përkrahur nga Rama.
Një grupi i kryesuar nga zv/ kryeministri dhe një grup këshilltarësh i drejtuar nga Sandër Lleshi. Qeveria parashikon masat për parandalimin e kultivimit të kanabisit në vend.
Kultivimi është evidentuar që në 1991. Tolerimi zyrtar në Lazarat dhe në vende të tjera krijoi kushte për grupet kriminale që konsoliduan lidhjet.
Modeli i Lazaratit ndikoi në inkurajimin e kultivimit në rajone të tjera. Goditja e Lazaratit solli që energjitë kriminale të shpërndahen në vende të tjera.
Goditje frontale të grupeve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit të kanabisit. Policia e shtetit dhe institucionet e tjera do të angazhohen në një operacion të kombinuar për të goditur që në gjenezë kultivimin.
Në përbërje do të jetë policia, inteligjenca e ushtrisë, bujqësia, mjedisi, pushteti vendor, ndërkombëtarët. Masa për zyrtarët që nuk do të mbajnë në kontroll territorin që janë përgjegjës.
Zbatimi i planit kombëtar kundër kanabisit, prioritet i qeverisë. 2017 kulm për goditjen e kanabisit në Shqipëri.
Më pas zv.kryeministri akuzoi qeverinë Berisha për Lazaratin, pasi sipas tij fshati kishte mbështetje dhe u tolerua që të kultivonte lëndë narkotike.
“Tolerimi zyrtar në Lazarat dhe në vende të tjera krijoi kushte për grupet kriminale që konsoliduan lidhjet.
Modeli i Lazaratit ndikoi në inkurajimin e kultivimit në rajone të tjera. Goditja e Lazaratit solli që energjitë kriminale të shpërndahen në vende të tjera.
Goditje frontale të grupeve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit të kanabisit. Policia e shtetit dhe institucionet e tjera do të angazhohen në një operacion të kombinuar për të goditur që në gjenezë kultivimin” përfundoi Peleshi.
veprimi i duhur
Bravo qeveria per kanabsin sebashku ja dalim
Plani i duhur dhe i nevojshem per te goditur kultivimin e kanabisit.
Bravoo
Bravo çuna !
Bravo Çuna kshu ju Dua !