Gjermani, shkalla më e ulët e papunësisë që nga 1990

31 Mars 2017, 18:05Bota TEMA

Numri i të papunëve Gjermani për muajin mars të këtij viti është ulur me 30 mijë persona, ndërkohë që norma josezonale e papunësisë ka rënë në 5.8 për qind.

Kjo është përqindja më të ulët që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, duke treguar për gjendjen e mirë ekonomike që po kalon shteti evropian.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës (BA) në Gjermani reduktimi i planifikuar i numrit josezonal të të papunëve me 10 mijë persona është rritur në shifrën 30 mijë.

Gjermania është vendi i cili mbajti barrën më të madhe të azilantëve sirianë, pas nisjes së konfliktit, ndërkohë që tani kancelaria Angela Merkel ka apeluar për ligje më të forta në dhënien e azilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje