Hahn zbardh takimin me Bashën: Opozita të kthehet në Kuvend, reforma sipas rekomandimeve të OSBE

31 Mars 2017, 20:00Politika TEMA

Pas takimit me kreun e PDsë, Basha, në Maltë, RTSH kontaktoi me kabinetin e komisionerit Hahn.

Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit,” tha zëdhënësja e tij Koçijançiç.

“Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha ajo.

Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE / ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit,” vijon qëndrimi i zyrës së Hahn.

Siç ështe shprehur komisioneri, këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”, përfundon reagimi i Koçijançiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje